Astrit Lulushi’s Blog

1 Mars, 2013

Udhëzime të reja për trajtimin e infeksioneve të veshit tek fëmijët


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

earInfeksionet e veshit janë ndër sëmundjet më të shpeshta të fëmijëve. Pothuajse gjysma e recetave të përshkruara për fëmijët janë për infeksionet e veshit.

Akademia Amerikane e Pediatrisë këshillon që numri i recetave të tilla të pakësohet – ajo sapo ka publikuar udhëzime të reja të rrepta për diagnostikimin dhe trajtimin e infeksioneve të veshit.

Akademia e Pediatrisë thotë se antibiotikët duhet të jepen:

– Për infeksione të rënda të veshit për fëmijët 6 muaj e sipër

– Kur dhimbjet në vesh janë të moderuara ose të rënda

– Kur këto dhimbje zgjasin të paktën 48 orë (ose)

– Kur dhimbjet e veshit shoqërohen nga një temperaturë 39 gradë Celsius = 102,2 gradë Fahreneit ose më e lartë. (Konvertim i temperaturave, klik këtu)

– Pritje e kujdesshme këshillohet për rastet më pak të rënda

Nëse gjendja e fëmijës me dhimbje në vesh nuk përmirësohet ose përkeqësohet brenda 48 orëve deri në 72 orë, atëherë këshillohet përdorimi i antibiotikëve.

Një përjashtim – fëmijët e moshave 6 muaj deri në 23 muaj me të dy veshët e infektuar duhet të trajtohen me antibiotikë.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: