Astrit Lulushi’s Blog

2 Mars, 2013

Pse njerëzit qajnë?


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

coverTë gjithë gjitarët mund të prodhojnë lotë, por njerëzit janë të vetmit që qajnë. Në librin  “Why Humans Like to Cry” (Oxford University Press, 2012), neurologu Michael Trimble trajton mënyrën se si evolucioni dhe kultura i dhanë trurit të njeriut formën dhe funksionin për të shprehur emocione në një nivel më të lartë sesa pjesa tjetër e botës shtazore.

Vajtimi mund të ketë qenë një nga format më të hershme të komunikimit mes të ngjashmëve të njeriut të sotëm – fillimisht si një mënyrë për të mbajtur sytë të lubrifikuar dhe më pas si përgjigje ndaj dhimbjes. Autori Trimble argumenton se të qarët u bë një metodë për të shprehur ndjenja gëzimi, vuajtje dhe dhembshurie përpara se të zhvillohej të folurit dhe gjuha për komunikim.

Emocionet e njeriut rrjedhin nga një rrjet i ndërlidhur i rajoneve të trurit. Dr. Trimble diskuton rezultatet e studimit që tregojnë se truri nxit emocionalisht sistemin limbik (përgjegjës për emocionet dhe kujtesën) që ndodhet i lidhur thellësisht me zonat e tjera të sistemit nervor, të tilla si membrana ndijore (cortex), e cila e ndihmon njeriun të konceptojë dhe të njohë mjedisin rrethues,

Si rezultat, ndjenjat janë të integruara me mjedisin dhe përgjigjet trupore, ndryshe nga sa ndodh me speciet e tjera. Autori sugjeron se një arsye e mundshme që njeriu ndjehet më mirë pasi ka qarë është se qarja stimulon nervat e kafkës, duke qetësuar kështu amygdalën ( pjesë e sistemit limbik në tru).

Në librin e tij, Dr. Trimble gjithashtu përshkruan se si forma të ndryshme të artit, sidomos muzika, kanë fuqi për t’a bërë njeriun të qajë. Kjo dukuri mund të shpjegohet, pjesërisht, nga studimet rreth imazheve të trurit gjatë skanimeve, që tregojnë se muzika mund të prekë lehtë sistemin limbik të trurit. Një melodi e thjeshtë mund të nxisë kujtime, dhe reagime fizike, ndjenja gëzimi e trishtimi. Në një studim, shkencëtarët gjetën se duke dëgjuar muzikë, 90 për qind e pjesmarrësve u prekën dhe 85 për qind derdhën lot. Ndërsa një tjetër studim tregoi se këngët e njohura shkaktuan kujtime emocionuese tek dëgjuesit.

Autori guximshëm thyen cipën e sipërfaqes së  një procesi të ndërlikuar njerëzor, ndërsa argumenton se të qarit nuk tregon dobësi, përkundrazi, thekson përparimin njerëzor.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: