Astrit Lulushi’s Blog

3 Mars, 2013

Më shumë në këmbë, më pak rrezik për diabet


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

walkingNjë studim britanik konstaton se udhëtimi i gjatë mund kryhet edhe me ecje të shkurtra, kur është fjala për sëmundjen e diabetit, Miliona njerëz vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Studimet klinike kanë treguar se humbje peshe dhe aktivitet i moderuar fizik zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes.

Në studimin e botuar në “Diabetologia” online, shkencëtarët britanikë thonë se luajtja nga vendi sjell më shumë përftime sesa mendohej.

Gjatë vëzhgimit të rreth 900 personave, u zbulua se qëndrimi më pak ulur e largon rrezikun e diabetit, madje më shumë sesa ushtrimet e rregullta fizike.

Autorët thonë se personat në rrezik për diabet mjafton të qëndrojnë më pak ulur dhe të lëvizën më shumë, pavarësisht nga intensiteti i këtyre lëvizjeve, për të ulur këtë rrezik.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: