Astrit Lulushi’s Blog

Mars 10, 2013

Truri dhe alkooli

Filed under: Kulture,Mjekesi,Neurologji,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 7:14 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

brainNjë studim i ri sugjeron se truri i alkoolikëve i përshtatet pijes duke kthyer alkoolin në burim energjie. Megjithatë, truri bëhet i varur në këtë lloj energjie dhe personi e ka më të vështirë për të lënë pijen.

Pas konsumimit të alkoolit, mëlçia fillon me shpejtësi konvertimin e etanolit të alkoolit në acetat, një kimikat që zakonisht gjendet në uthull. Acetati pastaj qarkullon nëpërmjet gjakut në të gjithë trupin. Nivele të larta acetatesh shkaktojnë pezmatim të mëlçisë ku alkooli zbërthehet. Sipas studimit, ekzpozimi i organizmit për një kohë të gjatë ndaj acetatit e dëmton trurin në periudhë afatgjatë – edhe pse nxit metabolizmin. Metabolizëm është proces transformimesh kimikë brenda qelizave që ndihmon rritjen, riprodhimin dhe ruajtjen e strukturave të organizmave dhe për t’iu përgjigjur mjedisit.

Konsumi i etanolit mund të shkaktojë rënie të shpejtë të nivelit të glukozës në gjak, dhe përderisa glukoza (sheqeri) është burimi kryesor i energjisë së qelizave të trupit, acetati kompenson nivelin e ulët të sheqerit dhe bëhet ushqim zevendësues për trurin dhe organe të tjera.

Një ekip i studiuesish pranë universitetit Yale (SHBA) zbuloi se pirja afat-gjatë dhe me tepri i alkoolit rrit metabolizmin dhe shpejtësinë e asimilimit të acetatit, çka do të thotë se alkoolikët mbështeten gjithnjë e më shumë në acetat për energji. Studimi u botua në numrin e fundit të Revistës Clinical Investigation

Përveç rritjes së metabolizmit që vjen nga acetati, shkencëtarët zbuluan se zbërthimi i acetatit prodhon adenosinë, një kimikat që e bën të vështirë për personin të shkëputet nga ndikimi apo varësia e alkoolit.

Këto gjetje ishin befasuese, sepse shkencëtarët kryesisht mendojnë se glukoza është i vetmi burim i mundshëm i energjisë për trurin.

Në vazhdim të kërkimeve shkencëtarët shpresojnë të përcaktojnë nëse marrja e tabletave shtesë acetat dhe adenosin mund të lehtësojë simptomat e heqjes dorë nga pija për personat e alkoolizuar, si dhe të ndihmojë de-toksifikimin e një të dehuri. Ata mendojnë se acetati shtesë mund të pakësojë joshjen e trupit për t’a kthyer alkoolin në burim energjie.

1 Koment »

  1. Pirja e alkolit ne vazhdimesi ben alkolizimin e organizmit dhe truri eshte i nvarur nga alkoli ne fillim kuptojme sikur shtohen energjite metabolike por etanoli i alkolit zberthahet ne acetat ku fillon pezmatimi i malcise dhe ulja e fuksionit per alkolistetne vazhdimesi ku sjelle cregullime ne prodhimine leukociteve ose ruazat e bardhe dhe vjen nje periudhe qe ulen ne maksimun dhe sjell vdekjen nga pakesimi i leukociteve .krahas kesaj sjell uljen e glukozes ne gjak dhe proceset metabolike bien gradualisht dhe me von me pasoje..

    Koment nga GRAMOZ — Mars 10, 2013 @ 7:59 pm | Përgjigje


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: