Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Aspirina është ilaçi i parë që njeriu mendon kur ka dhimbje
Por tani ka më shumë prova se aspirina mund të jetë e dobishme edhe kundër një sëmundjeje vdekjeprurëse, siç është kanceri i lëkurës.
Ka kohë që ky ilaç mjaft i përhapur është lidhur me uljen e rrezikut për;
– Kancer në stomak
– Kancer në zorrë
– Kancer në gji
Tani, shkencëtarët thonë se aspirina mund të zvogëlojë edhe rrezikun e melanomës. Melanoma është lloji më i rrezikshëm i kancerit të lëkurës.
Sipas të dhënave nga Shoqata Amerikane e Kancerit, këtë vit në SHBA, pritet të ndodhin rreth 77 mijë raste të reja kanceri melanoma dhe gati 9 mijë e 500 vdekje nga kjo sëmundje.
Në studimin e botuar në revistën “Cancer”, shkencëtarët shqyrtuan rreth 60 mijë gra të racës së bardhë. Lëkura e bardhe ka më shumë gjasa të preket nga kanceri melanoma.
Autorët e studimit zbuluan se përdorimi i aspirinës u shoqërua ndjeshëm me një rrezik të ulët të melanomës.
Dhe efekti mbrojtës u rrit krahas kohës së marrjes së aspirinës – për shembull – rreziku i zhvillimit të melanomës u zvogëlua 30 për qind tek gratë që kishin marrë aspirina pesë vjet ose më gjatë.
Përshëndetje!…Është e vërtetë se aspirina ka forcë shëruese pakufi. Në të vërtetë aspirina përfitohet nga lëkura e shelgut, ose shelnës, e njohur edhe në mjekësinë popullore te ne për mundësi e forcë shëruese të madhe, qëprej dhëmbjes së kresë,… e deri tek sëmundjet e rënda. Lëvorja e shelnës, mund të përdoret, qëprej përtypjes sikur një bonbonë, e deri te melemet që bëhen me zierje, fërguar me vaj, etj. Edhe rrënjët e shelnës shërojnë veremin, me zierje e poërgatitje çaji të tyre, veçmas shelnja e kuqe.
Rëndom mjekët popullorë e kanë dhënë barin nga shelnja për dhëmbje kreje, lëkure, reumë, ishias, e deri te dhëmbjet e barkut, përtrirjen e plagëve, heqjen e helmimit me barëra tjera, etj. Me këtë mjekësia popullore ka pasë shumë barëra shërues të shpejtë e të sigurtë, e që sot nuk janë më…-Për të mirë!
Koment nga Femi Halimi — 12 Mars, 2013 @ 7:59 am |