Astrit Lulushi’s Blog

Mars 23, 2013

Gjuha, pasuria dhe shëndeti


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

languagePër disa, e ardhmja është fat, të tjerë thonë se ajo paracaktohet nga sjellja në të tashmen.

Shumë studime janë kryer mbi këtë çështje. Për shembull, disa studime kanë treguar se rezistenca ndaj tundimit është shenjë parashikuese e suksesit në të ardhmen – kjo lidhet me heqjen dorë nga kënaqësi të çastit – shpesh e vetmja mënyrë për të arritur rezultate të rëndësishme ose atje ku synohet.

Tundimi është i pandashëm – njeriu dëshiron për të ruajtur peshën normale, por gjithashtu tundohet të hajë përtej ngopjes kur ushqimi është vërtetë i shijshëm. Gjithëkush dëshiron një pension të rehatshëm, por tundohet të ketë një makinë sport; dhe të dyja nuk bëhen – të shkojë për pushime apo të blejë veshje të shtrenjta.

Disa njerëz janë më rezistent – e vonojnë kënaqësinë – duke i dhënë vetes shans më të mirë për të kursyer dhe për të qenë më të shëndetshëm – njerëz të tillë ka më pak gjasa të bëhen pre e impulseve.

Një studimi i fundit i kryer nga shkencëtarë në Universitetin Yale, tregon se një tjetër faktor i panjohur deri tani – Gjuha – ndikon fuqishëm në sjelljet që paracaktojnë të ardhmen e njeriut në pasuri e shëndet. Studimi sugjeron se struktura e gjuhës së folur ndikon gjykimet dhe vendimet e njeriut.

Disa gjuhë bëjnë dallim të qartë midis të tashmes dhe të ardhmes, gjuhë të tjera e bëjnë këtë dallim më pak të dukshëm. Gjuhët me folje që dallojnë zbehtë kohën e tashme me kohën e ardhme, folësit e tyre janë të përgatitur më mirë për të ardhmen, thuhet në studim. Ata që flasin një gjuhë të tillë grumbullojnë më shumë pasuri dhe janë më të aftë për të ruajtur shëndetin e tyre. Mënyra se si e konceptojnë të ardhmen është e ngjashme me mënyrën se si ata konceptojnë të tashmen. Si rezultat, e ardhmja nuk ndjehet shumë e largët dhe kjo i lehtëson të veprojnë në të tashmen në përputhje me interesat e tyre të ardhshme.

Gjuhë të ndryshme kanë mënyra të ndryshme të të folurit për të ardhmen. Disa gjuhë u kërkojnë folësve për t’iu referuar kohës së ardhme në mënyrë të dallueshme. Çdo herë që personat (shqipfolës) i referohen të ardhmes, ata duhet të përdorin pjesëzën “do të”. Në shumë gjuhë të tjera, të tilla si mandarin (kinezisht), japonisht, dhe gjermanisht, këto pjesëza nuk janë të detyrueshme dhe kuptimi merret nga konteksti. Një folës në gjuhën mandarin i cili do të shkojë në një seminar mund të thotë “shkoj dëgjoj seminarin”. Edhe anglishtja (“will” – “do të” përpara foljes) vazhdimisht u kujton folësve se ngjarjet e ardhshme janë të largta. Për folësit e gjuhëve që nuk e përdorin këtë pjesëz, e ardhmja ndjehet më afër, duke bërë që folësit t’u rezistojnë impulseve të menjëhershme dhe investimi për të ardhmen bëhet më i lehtë.

Autorët e studimit analizuan të dhëna nga individë në 76 vende të zhvilluara dhe në zhvillim. Këto të dhëna përfshinë vendimet e tyre ekonomike, gjuhët që ata flasin në shtëpi, demografinë, dhe faktorë kulturorë të tillë si zakoni i të kursyerit.

Kështu, duke folur një gjuhë që ka shënues gjuhësorë të detyrueshëm – “do të” – për të treguar të ardhmen, njerëzit kishin 30 për qind më pak gjasa të kursenin për të ardhmen. Ky efekt është i njëjtë me efektin e papunësisë – duke qenë i papunë, personi zvogëlon gjasat e kursimit me rreth 30 për qind.

Burime kryesor: http://www.scientificamerican.com/

1 Koment »

  1. Hey There. I found your blog the use of msn. This is
    an extremely smartly written article. I’ll make sure to bookmark it and return to learn extra of your useful info.

    Thanks for the post. I will certainly comeback.

    Koment nga 188bet link alternatif — Qershor 26, 2016 @ 12:36 pm | Përgjigje


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: