Astrit Lulushi’s Blog

24 Mars, 2013

Ç’është paaftësia për të mësuar?

Filed under: Kulture,Mjekesi,Neurologji,Psikologji,sociologji — astritlulushi @ 7:10 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

learningNë Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, termi paaftësi për të mësuar përdoret për t’iu referuar kushteve psikologjike dhe neurologjike që ndikojnë aftësitë komunikuese dhe mundësitë e një personi për të mësuar në mënyrë efektive.

Termi përfshin kushte të tilla si Dysgraphia (çrregullim shkrimi), Dyslexia (çrregullim leximi), Dyscalculia (çrregullim matematike) dhe Aphasia (çrregullim komunikimi).

Në Britani, termi paaftësi për mësuar përdoret në përgjithësi për t’iu referuar aftësisë së kufizuar zhvillimore.

Dikush me aftësi të kufizuara për të mësuar nuk do të thotë se ka inteligjencë të ulët, as ndonjë paaftësi të lindur për të mësuar, por thjesht do të thotë se individi ka një dëmtim të aftësisë për shkak të një çrregullimi të përpunimit dëgjimor ose pamor, që bëhet pengesë për të mësuar me metodat e mësimdhënies tradicionale.

Aftësitë e kufizuara për të mësuar identifikohen zakonisht nga psikologët e shkollave përmes provimeve të inteligjencës dhe proceseve të mësimit.

1 Koment »

  1. […] (MIT), thonë se janë në gjendje të zbulojnë të aftësisitë e kufizuara për mësim, si dysleksia, më herët se kurrë më […]

    Pingback nga Njohja e herëshme e aftësive të kufizuara për të lexuar | Astrit Lulushi's Blog — 14 Gusht, 2013 @ 12:28 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: