Astrit Lulushi’s Blog

27 Mars, 2013

Shkenca e plakjes


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

forever youngNjë foshnje e lindur sot në Shtetet e Bashkuara, ndoshta do të jetojë për të parë ditëlindjen e vet të 78-të – një rritje 20 vjeçare mbi jetëgjatësinë mesatare të një shekulli më parë.

Jeta deri në moshën 80 – 90 vjeçare po bëhet më e arritshme. Por edhe sa mund të zgjatet ajo – me kalimin e kohës?

Shkencëtarët thonë se ekzistojnë dy pengesat kryesore fiziologjike që e bëjnë jetëgjatësinë të kufizuar; dëmet e akumuluara në qeliza dhe organe; dhe sëmundjet e lidhura me moshën, si kanceri dhe Alzheimeri. Shkencëtarët janë të ndarë mbi çështjen se ku duhet të përqëndrohen përpjekjet e tyre të ardhshme.

Libri i ri “Forever Young: Science of Aging” botuar në formë elektronike (eBook) nga Scientific American i hedh një vështrim asaj që shkencëtarët dijnë dhe çfarë përpiqen të mësojnë rreth procesit të plakjes.

Dihet se Gjenet dhe Mjedisi – të dyja – ndikojnë në jetëgjatësinë dhe mbarëvajtjen e saj. Por eBook shtron pyetjen “Pse nuk mund të jetojmë përgjithmonë?”. Dhe autori Thomas Kirkwood shpjegon pikërisht “pse-në” me anë të teorisë së tij. Ai thotë se për shkak se qelizat e spermës dhe embrionit (vezës) janë të rëndësishme, trupi bën një shkëmbim, duke harxhuar më shumë energji për ruajtjen e tyre në krahasim me qelizat e tjera, dhe kjo çon në një rritje të ADN-së dhe shtim të mutacioneve të proteinave.

Autori pastaj diskuton teori të tjera, p.sh., se si njeriu moshohet, duke përfshirë rolet e telomeres, molekulave të paqëndrueshme dhe kufizimin e kalorive. Disa studime të fundit kanë në dyshim idenë e kthyer në mit se “antioksidantët dhe konsumimi i pakët i kalorive luftojnë plakjen”.

Mes shumë sëmundjeve që lidhen me plakjen, pak janë emocionalisht shkatërruese sa ç’është sëmundja Alzheimer. eBook “Forever Young” i kushton një kapitull të plotë kësaj sëmundjeje, ku analizohen disa prej shumë provave klinike për gjetjen e trajtimeve.

Së fundi, autori Thomas Kirkwood , vihet në kërkim të jetëgjatësisë, duke sjellë shembuj studimesh dhe mënyrash jetese – në veçanti, – “mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”, dhe se si mund të parandalohet dobësimi mendor që lidhet me plakjen duke qëndruar aktiv fizikisht e shoqërisht.

Kështu, ndërsa edhe në një të ardhme të afërt, barna për zgjatjen e jetës në 150 vjet nuk besohet të ketë, njeriu mund të shfrytëzojë sa të mundet vitet që ka për një jetë të mirë e të shëndetshme.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: