Astrit Lulushi’s Blog

29 Mars, 2013

Udhëzime për të ulur 33 % rrezikun e vdekjes


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

AICRVdekja është gjëja më e sigurt në jetë – askush nuk mund t’i shmanget.

Megjithatë, revista mjekësore “Clinical Nutrition”, rekomandon disa hapa për të rritur shanset për të jetuar më gjatë.

Instituti Amerikan për Kërkime në fushën e kacerit (AICR) jep 7 udhëzime të thjeshta jetese për të zvogëluar me 1/3 rrezikun e vdekjes nga çdo lloj sëmundje.

Lista është hartuar pas vëzhgimit së 380 mijë personave për 13 vjet. Dhe ja renditja;

1 – Rreziku i vdekjes mund të ulet 22 përqind thjesht duke mos qenë mbipeshë, por as edhe nënpeshën normale.

2 –  Të qenit aktiv për të paktën 30 minuta në ditë

3 – Kufizimi i ushqimeve me shumë kalori dhe pijeve me sheqer.

4 – Konsumimi i ushqimeve me bazë bimore të tilla si prodhime e nën prodhime drithërash dhe fasule, si dhe të paktën
pesë fruta dhe perime në ditë.

5 – Kufizimi i ngrënies së sasisë së mishit të kuq dhe të mishrave të përpunuar.

6 –  Kufizimi i alkoholit vetëm në një gotë në ditë për gratë dhe dy gota për burrat.

7-  Gratë duhet t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri vetëm gjashtë muajt e parë.

Instituti Amerikan për Kërkime në fushën e kacerit thotë se ndjekja e një prej këtyre këshillave e ndihmojnë njeriun të mbrohet kundër sëmundjeve të ndryshme duke përfshirë kancerin, sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, për të parandaluar një vdekje të hershme.

Por përfitimet më të mëdha vijnë nga përfshirja e të gjitha këtyre këshillave në mënyrën e jetesës.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: