Astrit Lulushi’s Blog

12 Prill, 2013

Ushqimi dhe mbipesha

Filed under: Biologji,Mjekesi,Shkence,Statistike — astritlulushi @ 7:07 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

glycemic dietNdërkohë që mbipesha mes fëmijëve vazhdon të jetë problem – çuditërisht një studim thotë se fëmijët që hanë më shpesh priren të kenë peshë më normale dhe të jenë më aktivë sesa fëmijët që hanë më pak.

Studimi në revistën “Pediatrics” thotë se mbipesha trupore nuk ulet duke shmangur vaktin e ngrënies.

Shkencëtarët shqyrtuan rreth 19 mijë persona nga e gjithë bota mes moshës 2 deri 19 vjeç dhe zbuluan se ata që hanin më shpesh prireshin për të patur peshë normale.

Autorët thonë se ngrënia disa vakte të vogla gjatë ditës mund të ndihmojë rregullimin e oreksit dhe të nxisë aktivitetin fizik.

Ata sugjerojnë se fëmijët mund të ndihmohen për të luftuar mbipeshën nëse mensat e shkollave përgatisn racione më të vogla ushqimi, dhe vakte më të shpeshta të ngrënies.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një koment

Blog te WordPress.com.