Astrit Lulushi’s Blog

23 Prill, 2013

Ushqim neurologjik kundër Alzheimerit – shpresë apo realitet?


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

axonaPak ujë në gotë, pak pluhur, përzierje – kjo është e gjitha për të përgatitur një ushqim neurologjik që disa mjekë ua rekomandojnë pacientëve me Alzheimer.

Ushqimi mjekësor i quajtur Axona është miratuar nga administrata e ushqimeve dhe barnave (FDA) që në vitin 2009 për trajtimin e sëmundjes Alzheimer, por shumë vetë janë skeptikë. Pluhuri përmban një substancë vaji të kokosit, që ndihmon ushqyerjen e trurit me “ketone”, një alternativë për glukozën e cila humbet tek truri i personave me Alzheimer.

Një numër pacientësh thonë se një gllënkë në mëngjes nga përzierja Axonë-Ujë jep rezultate në përmirësimin e kujtesës së tyre – kjo ndoshta edhe sepse njerëzit përpiqen të provojnë çdo gjë kur sëmundja është e pashërueshme – dhe çdo ilaç i ri i mbush ata me shpresë, qoftë përkohësisht.

Alzheimeri prek kryesisht personat e moshuar duke i zhveshur nga kujtimet, ndërsa sëmundja përparon dhe truri hynë në udhën e degradimit. Në këtë gjendje, pacientët kanë nevojë – si foshnjet – për kujdes 24 orësh.

Ndërsa ka klinika që thonë se nuk janë gati të rekomandojnë përdorimin e ushqimeve mjekësore si Axona, dhe presin për zhvillimin e ndonjë ilaçi, ka mjekë që ndjehen të gëzuar kur shohin se në sajë të trajtimit me Axona, pacientëve me Alzheimer u përmirësohet kujtesa.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: