Astrit Lulushi’s Blog

30 Prill, 2013

Përsëri mbi lidhjet midis pijeve të ëmbëla dhe diabetit

Filed under: Mjekesi,Shkence,Statistike — astritlulushi @ 3:34 am
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

softdrinksStudiuesit në Evropë donin të provonin lidhjet midis pijeve të ëmbëla dhe diabetit, lidhje të konfirmuara nga kolegët e tyre në Amerikën e veriut.

Ata morrën në shqyrtim 27 mijë vetë në 7 vende evropiane. Të dhënat e studimit të botuara në revistën “Diabetologia” tregojnë se 43 për qind e personave të përfshirë në studim u prekën nga diabeti.

Ata që pinin të paktën një pije të ëmbël në ditë kishin18 për qind më shumë gjasa për t’u prekur nga diabeti i tipit 2.

Kjo është në përputhje me rezultatet e studimeve amerikane që thonë se personat që konsumojnë pije me sheqer janë 25 për qind më shumë në rrezik për t’u prekur nga diabeti, sesa ata që nuk konsumojnë pije të ngjashme.

Pija e ëmbël, është thënë, të jetë burimi kryesor i kalorive boshe dhe sheqernave të përpunuar, si në dietat amerikan edhe në ato evropiane.

Gjithashtu, studiesit gjetën lidhje midis pijeve të ëmbëla “Diet” dhe diabetit të tipit 2.

Por konsumuesit e pijeve të ëmbëla ‘Diet”, të cilët ushtroheshin fizikisht dhe ruanin një peshë të shëndetëshme trupore nuk ishin më shumë në rrezik nga diabeti i tipit 2, sesa ata që nuk konsumonin  fare pije të tilla.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: