Astrit Lulushi’s Blog

1 Maj, 2013

Aktorja Zeta Jones dhe çrregullimi bipolar


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Catherine Zeta JonesLajmi është se gjysma e një çifti të fuqishëm në Hollywood është shtruar në spital për trajtim mendor. Aktorja Catherine Zeta Jones, bashkëshortja e yllit tjetër të kinematografisë amerikane, Michael Douglas, është shtruar në një klinikë për shkak të çrregullimit bipolar.

Catherine Zeta Jones është njohur për role të bukura, ndërsa përbrenda vetes luftonte me këtë sëmundje të zymtë.

Fituesja e çmimit Oscar, ka dy vjet qe vuan nga çrregullimi bipolar.

Dhjetorin e kaluar në një intervistë me rrjetin televiziv ABC, Zeta Jones tha:

“Sëmundja është çështje personale dhe jam përpjekur t’a mbaja të fshehtë, sepse njeriu nuk mund të dalë në publik e të thërrasë “Hej, unë vuaj nga çrregullimi bipolar”.

Por ndihmën e mjekëve ajo e ka kërkuar. Në vitin 2011 Zeta Jones u shtrua në të njëjtën klinikë ku u trajtua për 30 ditë.

Çrregullimi bi-polar është sëmundje mendore, për të cilën mjekët thonë se shkaktohet nga stresi i vazhdueshëm. Sëmundja karakterizohet nga depresioni dhe ndryshimi i shpejtë i humorit ose gjendjes shpirtërore.

Catherine Zeta Jones vuan nga çrregullimi bipolar 2, që thuhet se përfshinë gjendje depresive jo shumë të thellë por me periudha të gjata. Aktorja ka qenë tepër e zënë me promovimin e dy filmave të rinj. vetëm këtë vit, krahas veprimtarive si këngëtare e kërcimtare.

Edhe pse lodhja dhe stresi mund të jenë faktorë që Catherine Zeta Jones ndodhet në spital, mjekët thonë se gjithmonë ajo kishte planifikuar për t’u kthyer në klinikë për të vazhduar trajtimin – pas përfundit të një projekti artistik dhe para fillimit të një tjetri.

1 Koment »

  1. Edhe aktoret e Hollivudit, qenie njerezore jane; pra mund te semuren. Pse duhet te shqetesohemi kur semuret nje aktor apo politikan? Ka rrezik qe toka te dale nga orbita e saj?

    Koment nga Thoma Note — 1 Maj, 2013 @ 9:41 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: