Astrit Lulushi’s Blog

Maj 14, 2013

Mbi mësimin e një gjuhe të huaj

Filed under: Kulture,Mjekesi,Neurologji,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 4:41 am
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

languageTruri shpesh punon në mënyrë automatike, kur është fjala për gramatikë. Kjo teori ka qarkulluar për vite, por vetëm tani neuro-shkencëtarët kanë gjetur shenja të qarta se njerëzit me të vërtetë i mësojnë rregullat gramatikore pa vetëdije se po bëjnë kështu.

Pjesëmarrësit në studimin e kryer nga neuro-shkencëtarë në Universitetin Oregon, morrën në shqyrtim një grup anglishtfolës mes moshës 18 – 30 vjeç. Aktiviteti i trurit të tyre u regjistrua duke përdorur elektro-encefalo-grafi, ku studiuesit u përqëndruan në një sinjal të njohur si ERP (veprimtari e trurit me lidhje të mundshme me ngjarjen). Kjo teknikë lejon kapjen e ndryshimeve në aktivitetin elektrik të trurit gjatë një ngjarjeje. Në këtë rast, ngjarjet ishin fjali të shkurtra të paraqitura vizualisht.

Autorët e studimit, botuar këtë muaj në Journal of Neuroscience, arritën në përfundimin se truri përpunon informacionin sintaktik në mungesë të vetëdijes. Ndërsa aspektet e tjera të gjuhës, të tilla si semantikë e fonologji, gjithashtu mund të përpunohen duke i kuptuar, të dhënat e studimit në fjalë paraqesin provën e parë të drejtpërdrejtë se mekanizma të caktuar luajnë gjithashtu një rol në përpunimin e sintaksës, që është komponenti thelbësor përllogaritës i gjuhës.

Autorët thonë se studimi i tyre mund të bëhet bazë për rishqyrtimin e disa strategjive të mësimdhënies, veçanërisht për të rriturit që përpiqen të mësojnë një gjuhë të dytë.

Fëmijët i mësojnë rregullat gramatikore kryesisht nëpërmjet ndërveprimeve të përditshme rutinore me prindërit apo me njeri-tjetrin, thjesht duke dëgjuar dhe përpunuar fjalë të reja, pa semantikë, dhe i përdorin ato pa ndonjë udhëzim. Dhe mësimi pa vetëdije i rregullave gramatikore, siç bëjnë fëmijët, mund t’i bëjë të rriturit të mësojnë më shpejt një gjuhë të huaj.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: