Astrit Lulushi’s Blog

Maj 15, 2013

Mastektomia e dyfishtë, vendim personal dhe jo për diskutim


Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

angelina jolyKëto ditë, ylli i Hollivudit, Angelina Jolie botoi një opinion në gazetën New York Times rreth vendimit të saj për të kryer një mastektomi të dyfishtë (heqja e indeve në të dy gjinjtë) për të zvogëluar rrezikun e kancerit të gjirit. Ajo ka një ndryshim në gjenin BRCA1, mutacion që krijon 87 për qind gjasa për kancer të gjirit dhe 50 për qind gjasa për kancer në vezore gjatë jetës së saj.

Nëna e aktores Jolie, Marcia Lynne Bertrand (1950 – 2007), vdiq nga kanceri ne vezore. Angelina Jolie është martuar me aktorin tjetër të njohur Brad Pitt dhe eshtë e bija e aktorit, jo më pak të njohur, Jon Voight.

Kryerja e analizave gjenetike për kancer është shtuar vitet e fundit. Por është ende vështirë të dihet se çfarë mund sjellë kjo; nëse një person, pas analizave gjenetike, zbulon se ka një mutacion gjenetik me gjasa për të zhvilluar kancer të llojeve të ndryshme – çfarë duhet të bëjë? – si duhet të veprojë ai/ajo?

Studime të ndryshme kanë gjetur se analiza gjenetike duket se nuk e shton ankthin e sëmundjes, dhe kjo për arsye se njerëzit që arrijnë të zbulojnë më herët rrezikun kanë më shumë gjasa të shërohen.

Sipas statistikave, një femër ka 12 për qind gjasa të preket nga kanceri i gjirit gjatë jetës së saj. Por për gratë me një mutacion në gjenin BRCA1, si në rastin e aktores Jolie – jo rast i vetëm – gjasat për kancer në gji janë gati 90 për qind.

Shumica e grave me këtë mutacion ulen e presin për ditën kur të marrin diagnozën e tyre.

Edhe trajtimi për mutacionin gjenetik BRCA1 është ndryshe. Pra nuk është çudi që disa gra zgjedhin për të hequr gjinjtë e tyre dhe / ose vezoret, ndërsa të tjerat mbështeten në mënyra më pak drastike apo shpresojnë se nuk do t’u ndodhë gjë – dhe ky është thjesht një vendim personal.

Gjithashtu duhet patur parasysh se për lloje të tjera kanceresh operacione të tilla parandaluese, si mastektomia e dyfishtë që zvogëlon rrezikun nga 90 për qind në 5 për qind, ende nuk ekzistojnë.

Në të ardhmen ndoshta – disa lloje kanceresh mund të kërkojnë operacione edhe më të vështira; trajtime të tjera mund të jenë të thjeshta, si për shembull marrja e një pilule çdo ditë. Por në çdo rast, kjo do të jetë – si edhe tani – një zgjedhje personale, që sigurisht kërkon shans, guxim dhe hapësirë për vetëvendosje.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: