Astrit Lulushi’s Blog

17 Maj, 2013

Hipertensioni shkakton plakje të parakohëshme të trurit


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

hypertensionNë nje shoqëri me stres të vazhdueshëm në jetën e përditshme, nuk është çudi që shtimi i rasteve të tensionit të lartë të gjakut po përdoret edhe si këmbanë zgjimi.

Vetëm në SHBA, rreth 50 milionë individë vuajnë nga hipertensioni dhe 62% e këtyre rasteve lidhen me faktorë rreziku për sëmundje cerebro-vaskulare.

Gjithashtu, statistikat tregojnë se rreth 60% e individëve me hipertension marrin trajtim për sëmundjen e tyre dhe vetëm rreth një e treta e popullsisë së rritur kontrollon rregullisht shkallën e tensionit të gjakut.

Një studim, botuar kohët e fundit në revistën Lancet Neurologji, bën thirrje për vetëdije më të madhe rreth tensionit të lartë, madje edhe mes personave të shëndetshëm e në moshë mesatare.

Autorët e studimit thonë se tensioni i lartë i gjakut ndikon në plakjen e trurit: gjatë skanimeve (MRI) ata zbuluan se imazhet e trurit të 30 vjecarëve me tension të lartë gjaku, ishin të ngjashëm me imazhet e trurit të 40 vjecarëve që kishin tension normal.

Edhe pse nuk propozojnë ndonjë mekanizëm biologjik për mënyrën se si presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë plakjen e shpejtë të trurit, autorët sugjerojnë se tensioni i lartë i gjakut mund të çojë në ngurtësim arterial, i cili pengon rrjedhjen e gjakut dhe në këtë mënyrë, pakëson furnizimin e trurit me oksigjen dhe substanca te tjera ushqyese. Ky argument mbështetet edhe nga studimet e kaluara që e kanë lidhur ngurtësimin arterial me dëmtimin e aftësisë njohëse tek persona të moshuar.

Autorët arritjnë në përfundimin se rezultatet e tyre theksojnë nevojën për kontroll të rregullt e të vazhdueshëm të nivelit të presionit të gjakut pavarësisht nga mosha apo gjendja e mirë shëndetësore.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: