Astrit Lulushi’s Blog

19 Maj, 2013

Shtohen rastet e çrregullimeve mendore mes fëmijëve


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

childrenDisa të dhëna shqetësuese mbi çrregullimet e shëndetit mendor mes fëmijëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Studimi i ri nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregon se çrregullimet mendore kanë shënuar rritje vitet e fundit.

Sipas studimit, 13 % deri 20 % e fëmijëve kanë përjetuar një çrregullim mendor nga viti 1994 deri më 2011.

Autorët i bazojnë këto shifra në të dhënat e mbikqyrjes së shëndetit nga agjenci të ndryshme federale, përfshi Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve apo CDC.

Në vitin 2010, thuhet në studim, shkaku i dytë kryesor i vdekjeve mes fëmijëve të moshës 12 deri 17 vjeç ishte vetëvrasja.

Të dhënat nga ai vit tregojnë se çrregullimi i humorit u regjistrua si diagnoza kryesore për fëmijët e shtruar në spital.

Mes të gjitha çrregullime mendore, ADHD shënohet si shkaku më i përhapur (6. 8 %) , pasuar nga problemet në sjellje (3.5 %), ankthi (3 %), dhe depresioni (2.1 %)

Studimi thekson se shtimi i mbikqyrjes së çrregullimeve mendore është i nevojshëm për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: