Astrit Lulushi’s Blog

24 Maj, 2013

Antacidet mund të parandalojnë kancerin

Filed under: Biologji,Mjekesi,Statistike — astritlulushi @ 12:37 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

antacidShumë njerëz kanë provuar aciditet në stomak, – urth, djegsirë ose thartirë që ndjehen deri në gjoks – në anglisht ato quhen ‘heartburns’ – ‘djegie në zemër’. Por për personat me simptoma të shpeshta të këtij shqetësimi, gjendja mund të bëhet më e rrezikshme.

Një studim i kohëve të fundit mori në shqyrtim më shumë se 600 pacientë me kancer, dhe gjeti se njerëzit me urth të vazhdueshëm kishin 78 për qind rritje të rrezikut për kancer në ezofag ose në ‘kutinë e zërit’.

Edhe pse një studim i mëparshëm nuk kishte gjetur ndonjë lidhje ndërmjet aciditetit në stomak dhe kancerit në ezofag, studiuesit arritën në përfundimin se marrja e barnave anti-acid ka efekt mbrojtës dhe ul 41 për qind rrezikun e kancerit në fyt dhe në kordat e zërit.

Dhe ndërsa lidhjet midis kancerit në ezofag dhe urthit duken qartë, ekspertët këshillojnë që njerëzit të cilët provojnë raste të shpeshta urthi duhet të këshillohen me mjekun rreth mënyrave të shumta në dispozicion për t’a trajtuar atë.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: