Astrit Lulushi’s Blog

Qershor 26, 2013

Dhuna ndaj grave, në përmasa epidemike

Filed under: Kulture,Mjekesi,Psikologji,sociologji,Statistike — astritlulushi @ 8:36 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikësviolence-diamond

Kjo çështje mbizotëron një shkrim në revistën Nature duke iu referuar studimit në “Lancet” – i pari studim global mbi dhunën në familje që zbulon shkallën tronditëse të problemit.

Tre në dhjetë femra në mbarë botën kanë provuar shuplaka, grushta, shtyrje, tërheqje zvarrë, kërcënim me armë, përdhunim, apo nënshtrim me forcë tjetër nga një partner ose ish, thonë statistikat.

Gati një në dhjetë femra janë sulmuar seksualisht nga dikush tjetër jo-partner. Prej grave të cilat janë vrarë, më shumë se një në tre u vranë nga një partner intim. Këto të dhëna të zymta janë nga të parat vlerësime globale të dhunës sistematike kundër grave.

Edhe një raport nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në Gjenevë, Zvicër, vlerëson se, 42% e grave që kanë përjetuar dhunën janë lënduar fizikisht nga partnerët e tyre.

Por dhuna dëmton gratë në mënyra përtej lëndimit. Partnerët e dhunshëm mund t’i ndalojnë gratë nga vizitat në klinikat shëndetësore ose nga qasja në kujdes mjekësor. Gratë që kanë përjetuar dhunën nga një partner kanë më shumë të ngjarë të jenë të infektuara me HIV apo sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme; të kenë një abort; të lindin fëmijë nën peshë dhe parakohe; dhe të bëjnë përpjekje për vetëvrasje. Ato kanë gjithashtu dy herë më shumë gjasa të përdorin alkool dhe të përjetojnë depresionin.

Dihet se nivelet e ngritura të stresit janë të implikuar në një varg problemesh shëndetësore, duke përfshirë dhimbjet kronike, diabet, sëmundje të zemrës dhe çrregullime gastro-intestinale. Këto shifra lënë të kuptohet se dhuna duhet të konsiderohet së bashku me rreziqet shëndetësore “të zakonshme” të tilla si pirja e duhanit dhe përdorimi i alkoholit.

Ndërsa 15 apo 20 vjet më parë, shumë qeveri e shihnin dhunën në familje në përgjithësi si diçka të brendshme, private, dhe, si të tillë, të pa-adresueshme, shifrat globale në studim tregojnë se dhuna në familje sot është një problem që kërkon medoemos ndërhyrjen ‘zyrtare’.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: