Astrit Lulushi’s Blog

28 Qershor, 2013

Mbipesha dhe ushqimi i shëndetshëm


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

calciumProblemet që lidhen me mbipeshën mes grup-moshës adoleshente (13 – 19-vjeç) janë të shumta. Në 30 vitet e fundit, rastet e mbipeshës janë trefishuar, vetëm në SHBA.

Por tani problemit po i bëhet një qasje tjetër, duke u thënë se çështja ka të bëjë më shumë me zakonet e të ngrënit dhe cilësinë e ushqimit, pa vënë theksin ne uljen e peshës, pasi nëse respektohet e para, e dyta vjen vetëvetiu.

Studimi në “Journal of Pediatrics” tregon përfitimet që sjell edukata ushqimore apo biseda prindër-fëmijë rreth ushqimeve cilësore dhe të ngrënit me orar.

Shkencëtarët shqyrtuan mijëra adoleshentë dhe prindër lidhur me zakone të tilla të të ngrënit si:

– Dieta
– Mënyrat e pashëndetëshme për kontrollin e peshës
– Ngrënia pa orar

Fëmijët mbipeshë, prindërit e të cilëve u folën atyre mbi aspektin e humbjes së peshës, kishin më shumë gjasa të angazhoheshin në mënyra jo të shëndetëshme për humbje peshe.

Por fëmijët, prindërit e të cilëve biseduan për ushqim të shëndetshëm (jo thjesht për humbje peshe), kishin më pak të ngjarë të shfaqnin sjellje të dëmshme lidhur me ngrënien.

Me fjalë të tjera, vënia e theksit mbi pozitiven, shmang sjelljen negative.

2 Koment »

  1. […] jetë ajo më e keqe sesa mendohet? Quhet peshë e rëndë, për të mos thënë i dhjamosur. Por mbipesha e tepruar ose obesiteti është problem i madh – vetëm në SHBA, më shumë se 1 në çdo 3 […]

    Pingback nga Rastet e vdekjes nga mbipesha | Astrit Lulushi's Blog — 19 Gusht, 2013 @ 7:44 pm | Përgjigjuni

  2. […] peshë e rëndë, për të mos thënë dhjamosje. Por mbipesha e tepruar ose obesiteti është problem i madh – vetëm në SHBA, më shumë se 1 në çdo 3 […]

    Pingback nga Rastet e vdekjes nga mbipesha | Kurajo.org — 26 Gusht, 2013 @ 8:19 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një koment

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.