Astrit Lulushi’s Blog

29 Qershor, 2013

Rregulla të reja mbi ushqimet në shkolla


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

granolaKur të kthehen në shkollë nga pushimet verore, fëmijët amerikanë do të befasohen, kur të shohin se menuja e tyre ushqimore ka ndryshuar.

Departamenti Bujqësisë, shpalli rregullat se çfarë lloj ushqimesh mund t’u shërbehen nxënësve.

Disa ushqime tradicionale rostiçerie (snack food) janë përjashtuar nga shkolla.

Rregullat e reja nga Departamentit të Bujqësisë do të ndalojnë:

– Biskotat-çokollatë
– Karamelet me shije frytash
– Petullat
– Çokollatat e përpunuara
– Pijet e llojit Cola

Ato do të zëvendësohet me:

– Kikirikë
– Kokoshka të lehta
– Patate tortilla të skuqura me pak yndyrë
– Fruta në kupë
– Granola (përzierje grurë, arra, bajame, mjaltë e oriz i zier – zakonisht presuar e pjekur së bashku)
– Ujë me shije apo aromë por pa kalori

Këto ushqime përmbajnë më pak yndyrna e kripëra alternativë. Gjithashtu do të ndalohen plotësisht pijet sportive me kalori të lartë.

Rregullat e reja janë të detyrueshme vetëm për shkollat fillore e të mesme që marrin pjesë në programin federal Dreka në Shkollë dhe vlejnë vetëm për ushqimet që shiten në shkolla dhe jo për ushqimin që nxënësit sjellin me vete nga shtëpia.

Shkollat ​​do të kenë një vit afat për t’iu përshtatur rregullave të reja.

1 Koment »

  1. Nje lajm shume i mire per shendetin e femijeve.Duhet te marrin shembull edhe shqiptaret

    Koment nga Zerina Sheme Shahini — 1 Korrik, 2013 @ 5:10 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: