Astrit Lulushi’s Blog

30 Qershor, 2013

Lidhje të forta midis Imagjinatës dhe Perceptimit


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

presentimentNë ç’mënyrë truri i kombinon informacionet që i dërgojnë shqisat e tjera? Në psikologji e neuroshkencë kjo është një pyetje ‘klasike’, mbi të cilën një studim nga Instituti Karolinska në Suedi përpiqet të hedhë dritë. Studimi, në revistën Current Biology, tregon se imagjinata ndikon më shumë sesa mendohej në mënyrën se si njeriu e përjeton botën.

Eshtë thënë se imagjinata dhe perceptimi janë të ndarë, por sipas studimit imagjinimi i një zëri ose forme mund të ndryshojë mënyrën sesa njeriu e percepton botën njësoj sikur tingulli dhe forma të jenë realë.

Gjatë studimit, neurologët kryen një seri eksperimentesh duke vëzhguar veprimtarinë e trurit, përfshi rastin kur pjesmarrësit përjetuan iluzionin e përplasjes së dy objekteve, dhe imagjinuan zhurmën.

Shkencëtarët thonë se rezultatet e studimit mund të jenë të dobishme për kuptuar përse truri dështon të bëjë dallimin midis idesë dhe realitetit në disa çrregullime psikiatrike të tilla si skizofrenia. Një sferë tjetër e dobishme, që studimi mund të nxisë kërkime, është fusha kompjuterike, ku imagjinata e individëve të paralizuar përdoret për të kontrolluar pajisjet virtuale dhe artificiale.

Autorët thonë se ky është grupi i parë i eksperimenteve që përfundimisht synojnë të përcaktojnë se sinjalet shqisore të krijuara nga imagjinata janë mjaft të forta për të ndryshuar perceptimin e krijuar nga një shqisë tjetër.

1 Koment »

  1. Reblogged this on albertvataj1966 and commented:
    Nje qellese interesante informimi dhe pervetesimi te dijeve mbi funksionimin dhe veprimtarine e trurit te njeriut

    Koment nga albertvataj1966 — 3 Korrik, 2013 @ 3:07 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: