Astrit Lulushi’s Blog

Korrik 2, 2013

Më pak gjumë, më shumë kilogramë

Filed under: Biologji,Mjekesi,Shkence,Statistike — astritlulushi @ 4:36 am
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

sleepDihet se pagjumësia sjell ndryshime në sjellje – mungesa e gjumit ndryshon nivelet e hormoneve – dhe shkencëtarët në Universitetin e Pensilvanisë kanë zbuluar se mungesa e gjumit mund të shoqërohet edhe me ndryshime fizike.

Gjithashtu, njoftimet rreth shtimit të mbipeshës mes amerikanëve përkojnë me shtimin e rasteve të pagjumësisë – amerikanët flenë më pak – dhe studimi në revistën “Sleep” thotë se ka gjetur një lidhje midis gjumit dhe peshës trupore.

Shkencëtarët shqyrtuan mbi 200 persona në një mjedis laboratorik. Disa prej tyre u lejuan të flenë 10 orë në ditë, ndërsa të tjerët, vetëm 4 orë.

Pas 18 ditësh, personat që flinin 4 orë, shtuan çdo ditë peshën trupore me 500 gramë më shumë sesa personat që flinin 10 orë.

Shkencëtarët thonë se personat që fjetën pak shtuan peshë pasi kishin më shumë kohë zgjuar, të cilët e përdorin për të ngrënë ushqim – gjatë kohës zgjuar ata morrën çdo ditë mesatarisht 500 kalori më shumë sesa personat e grupit që flinin 10 orë.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: