Astrit Lulushi’s Blog

3 Korrik, 2013

Lënia e duhanit mund të shpëtojë miliona jetë

Filed under: Biologji,Kulture,Mjekesi,Shkence,sociologji,Statistike — astritlulushi @ 3:18 am
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

bishtcigareNë luftën kundër duhanit po dilet fitues dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan këtë një arritje spektakolare të Konventës Kornizë për Kontrollin e Duhanit.

Konventa, e miratuar në vitin 2005, cilësohet si më gjithë përfshirësja në historinë e Kombeve të Bashkuara. Ajo mbulon pothuajse 90 për qind të popullsisë së botës dhe është nënshkruar nga rreth 175 vende, përfshi Bashkimin Europian.

Pirja e duhanit është shkaktari i vetëm më i parandalueshëm i vdekjeve në botë. Vlerësohet se 6 milionë njerëz vdesin çdo vit si pasojë e tymit të duhanit.

Studimi i kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon se 7.4 milionë vdekje të parakohëshme do të parandalohen deri në vitin 2050 nga një program i hartuar nga OBSH-ja. Programi quhet “MPOWER”, dhe përmban 6 hapa;

– Monitorimi i përdorimit të duhanit dhe politikat parandaluese
– Mbrojtja e njerëzve nga tymi i duhanit
– Ofrimi i ndihmës për të lënë duhanin
– Paralajmërimi i njerëzve për pasojat e pirjes së duhanit
– Ndalimi i reklamave të duhanit
– Rritja e taksës së duhanit

41 shtete janë duke i bërë përparësi të paktën disa prej këtyre masave. Autorët e studimit thonë se nga zbatimi i këtyre masave përfitime të tjera do të jenë; lindjet me më pak probleme dhe më pak humbje të prodhimtarisë në vendet e punës.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: