Astrit Lulushi’s Blog

Korrik 7, 2013

Pse disa ide janë të suksesshme?


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

psychologicalNë ç’mënyrë truri nxitet për të krijuar idenë? Çfarë mesazhesh ka gjasa të përhapen me shpejtësi në mediat sociale? Dhe a mund të parashikohet kjo?

Psikologët në universitetin e Kalifornisë në Los Anxheles (UCLA) kanë marrë një hap të rëndësishëm drejt përgjigjes së këtyre pyetjeve. Për herë të parë, ata kanë identifikuar rajonet e trurit që lidhen me nxitjen e ideve dhe përhapjen e suksesshëm të tyre.

Autorët thonë se rezultatet e studimit mund të aplikohen në shumë fusha të shëndetit publik; në krijimin e reklamave më bindëse; dhe në arsim në komunikimin mësues – nxënës.

Studimi tregoi se njerëzit përshtaten me mënyrën se si gjërat që ata janë duke parë do të jenë të dobishme dhe interesante, jo vetëm për veten e tyre, por edhe për tjerët. Kjo për faktin se që në takimin me informacionin, njeriu e përdor trurin për të menduar rreth idesë se ajo çfarë mëson mund të jetë interesante dhe ia vlen të përhapet.

Gjetjet e studimit janë publikuar në revistën Psychological Science.

Para këtij studimi, shkencëtarët nuk dinin se cilat rajone të trurit lidheshin me idetë që kanë gjasa të përhapen, dhe se cilat rajone ishin të lidhur me të qenit një komunikues efektiv i ideve. Duke krijuar harta të trurit, që autorët e studimit shpresojnë t’i plotësojnë në studimet e mëtejshme, mendohet se ato mund të përdoren për të parashikuar se çfarë ideshë kanë gjasa të jenë të suksesshme dhe efektive në përhapjen e tyre.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: