Astrit Lulushi’s Blog

9 Korrik, 2013

Radio-valë nga Hapësira

Filed under: Astronomi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 8:08 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

galacticAto mund të kenë udhëtuar miliarda vite nga hapësira e thellë, por katër sinjalet e radios të zbuluara kohët e fundit u zhdukën në 1/1000 e sekondës pas mbërritjes në Tokë. Valët e radios, të dytat e këtij lloji të ardhura në Tokë, me burim përtej Kashtës së Kumtrit, mund t’i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë zona të gjera të pashkelura që ndajnë galaktikat.

Valët u kapën nga një ekip ndërkombëtar i astronomëve në stacionin Parkes Radio Teleskop në Australi. Pulset e sinjaleve vijnë nga 5 miliardë deri në 11 miliardë vjet drite larg.

Natyra e burimit të këtyre valëve mbetet mister, por ato përbëjnë pa dyshim një ngjarje shumë dinamike e ndoshta kataklizmike, thuhet në lajmin e publikuar në revistën Science më 5 korrik.

Ky është rasti i dytë i mbërritjes së radio-valëve nga Hapësira. Rasti i parë ndodhi para 7 vjetësh. Shkencëtarët thonë se tani ekzistenca e valëve të radios në hapësirat e thella është e padiskutueshme.

Breshëri të tilla valësh, mendohet se krijohen nga lëvizja e elektroneve në hapësirën ndëryjore dhe shkencëtarët parashikojnë t’i përdorin ato si mjete për të matur masën e elektroneve mes galaktikave.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: