Astrit Lulushi’s Blog

Korrik 11, 2013

Çmimi i ajrit të pastër

Filed under: Kulture,Mjekesi,Shkence,Statistike — astritlulushi @ 1:24 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

1coverE mira dhe e keqja janë bashkëudhëtare, ose më saktë, e mira mban larg të keqen dhe kjo shfaqet ndryshe në formë a vend tjetër, gjysmë-për-gjysme e keqe. Kështu edhe ajri i pastër që tani mendohet se mund të jetë shkaktar për keqësimin e motin në disa rajone.

Aerosolet janë grimca që qëndrojnë pezull në atmosferë – re, mjegull, smog, ndotje. Ato vijnë nga lëndët e djegura nga termocentralet dhe makinat, si dhe nga burimet natyrore si vullkanet dhe pluhuri dhe janë të dëmshme për shëndetin. Grimcat aerosole gjithashtu ndikojnë në ftohjen e sipërfaqes së Tokës, pasi pengojnë energjinë e diellit, shmangin avullimin e ujrave të oqeaneve, duke mos lejuar formimin e uraganeve.

Dhe simulimet e reja klimatike tregojnë se ulja e nivelit të aerosoleve të prodhuara nga aktiviteti njerëzor mund të ketë qenë shkaku kryesor i një rritje të kohëve të fundit të stuhive tropikale në Atlantikun  e Veriut.

Sipas statistikave, nivelet e aerosoleve janë rritur që nga fillimi i Revolucionit Industrial  (shek. XIX), por ka pasur periudha kur këto nivele ranë, si gjatë Depresionit të Madh, Luftës së Dytë Botërore, si dhe pas legjislacioneve për ajër të pastër që u miratuan në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara në vitet 1970 dhe 1980.

Simulimet klimatike tregojnë se këto periudha të emetimeve të ulëta të grimcave aerosole, çuan eventualisht në shtimin e numrit të stuhive tropikale, dhe se “Aktet e Ajrit të Pastër, duket se kanë çuar në rritjen e numrit të uragane gjatë dekadës së kaluar ,” thuhet në një studim mbi këtë çështje në revistën Nature Geoscience.

Autorët e studimit thonë se nuk duan të krijohet përshtypja se ndotja e ajrit është gjë e mirë. Por në të ardhmen e afërt, përmirësimet e mëtejshme në cilësinë e ajrit mund të çojnë në më shumë stuhi.

Studimi paralajmëron se efektet atmosferike të aerosoleve nuk përbëjnë një arsye të mirë për t’i  lënë ato të shtohen, sepse aerosolet janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Ndërkohë studime të tjera kanë treguar se pakësimi e niveleve të aerosoleve në atmosferë ndihmoi me shira për dhënien fund të thatësirës që shkatërroi rajonin Sahel të Afrikës në vitet 1980

1 Koment »

  1. Fakte interesante. Bota qendron ne ekuiliber vetem ne saje te bashkveprimit te forcave te kunderta

    Koment nga Zerina Sheme Shahini — Korrik 12, 2013 @ 6:10 pm | Përgjigje


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: