Astrit Lulushi’s Blog

5 Gusht, 2013

Barnat kundër tensionit dhe kanceri i gjirit

Filed under: Mjekesi,Shkence,Statistike — astritlulushi @ 7:53 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

calciumblockerMiliona të rritur kanë tension të lartë gjaku – dhe shumë prej tyre marin ilaçe për t’a kontrolluar atë. Por këto barna, edhe pse të dobishme, nuk janë pa efektet anësore.

Deri në 1 në 3 të rritur amerikanë kanë presion të lartë të gjakut. Shumë prej tyre marrin barna të quajtur “bllokues kanali kalciumi” për t’a kontrolluar atë. Në fakt, mjekët në SHBA japin gati 98 milionë receta për këtë ilaç çdo vit.

Tani, shkencëtarët kanë zbuluar se “bllokues kanali kalciumi” mund të jetë i lidhur me rrezikun e kancerit të gjirit. Një studim i ri i financuar nga Instituti Kombëtar i Kancerit tregon se ky ilaç i dobishëm mund të ketë lidhje me shtimin e rrezikut të kancerit të gjirit për gratë e moshuara.

Shkencëtarët shqyrtuan më shumë se 1 mijë e 700 gra të moshës 55 vjeç e sipër. Ato që kishin marrë bllokues kanali kalciumi për 10 vjet ose më shumë kishin një rrezik dy herë e gjysmë më të madh për t’u prekur nga dy forma të rënda të kancerit të gjirit.

Sigurisht, lidhja e saktë mes këtij ilaçi dhe kancerit të gjirit është ende e paqartë – sepse kanceri i gjirit mund të ndodhë për një sërë arsyesh tek gratë e të gjitha moshave.

Përfundimi: Nëse një grua është duke marrë ‘Bllokues Kanali Kalciumi’ dhe shqetësohet rreth kancerit të gjirit, studimi këshillon që ajo të bisedojë me mjekun a mjeken e saj për udhëzim se si duhet të veprojë për të mbajtur larg rrezikun e kancerit në gji.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: