Astrit Lulushi’s Blog

7 Gusht, 2013

Çokollata dhe Truri

Filed under: Mjekesi,Neurologji,Shkence — astritlulushi @ 5:49 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

chocolatePër të mirën e shëndetit – a do të jetë tani çokollata (kakao) pija më e preferuar, duke lënë pas verën e kuqe?

Sipas një studimi të ri, dy filxhanë me kakao të nxehtë mund të mbajnë të mprehtë trurin e të moshuarve.

Shkencëtarë në universitetin e Harvardit shqyrtuan 60 persona të rritur, një e treta e të cilëve kishin qarkullim të dobët të gjakut në tru. Kur atyre iu dhanë për të pirë dy filxhanë kakao çdo ditë për një muaj, jo vetëm rrjedha e gjakut në tru u përmirësua, por ata gjithashtu filluan të mendojnë më shpejtë dhe kujtesa e tyre u përmirësua 30%.

Idea se rrjedha e mirë e gjakut përmirëson të menduarit – është tërheqëse.

Por studiuesit paralajmërojnë se ata që duan të nxisin trurin nuk duhet të vrapojnë menjëherë drejt çokollatës, e cila në shumicën e rasteve vjen e ngarkuar me sheqerna dhe yndyrna – të këqia që mund të lënë në hije çdo përfitim.

Megjithatë, ky studim i ri është patjetër ushqim – ose pije – për të menduar.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: