Astrit Lulushi’s Blog

Gusht 27, 2013

SHBA – Foshnja 9 muajshe nga Shqipëria operohet me sukses


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

LunakostaNjë foshnje shqiptare iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike në SHBA, shkruan sot (27 gusht) gazeta Journal & Courier në West Lafayette të shtetit Indiana.

Me ndihmën e një organizate të quajtur Gift of Life International, vajza 9 muajshe Luna Kosta udhëtoi me prindërit e saj nga Korça e Shqipërisë për në Indiana të Shteteve të Bashkuara për një operacioni që mjekët thonë se i shpëtoi jetën.

Luna lindi më 30 nëntor të vitit të kaluar – fëmija i parë i çiftit Klaidi dhe Mariela Kosta. Por gëzimi i lindjes u zbeh shpejt nga shqetësimi kur prindërit kuptuan se vajza e tyre vuante nga një lloj sëmundje e quajtur ‘murmuritje e zemrës’. Ata shpresonin se cdo gjë do të kalonte – por një muaj më vonë, familja udhëtoi katër orë për të parë një kardiolog pediatrik. Mjeku u tha atyre se zemra e Lunas nuk ishte formuar si duhet që në fetus, duke e lënë atë me katër defekteve që mund të shkaktojnë pakësim të oksigjenit në gjak.

Familja Kosta mësoi se Luna kishte nevojë për operacion para se të mbushte një vjeç, por mjekëve në Shqipëri u mungonin pajisjet për t’a bërë atë. Prindërit filluan kërkimin e tyre në Evropë, por nuk patën fat. Tezja e Lunas, Natasha Vasili banon në West Lafayette dhe filloi të kërkonte ndihmë pranë shoqatave bamirësë në Amerikë. Shumë njerëz filluan të luten për shëndetin e Lunas.

Shoqata Gift of Life International ka një program që ndihmon fëmijët si Luna me probleme të ngjashme në zemër. Kontaktet u vendosën, dhe Gift of Life, duke marrë përsipër shpenzimet e udhpëtimit dhe operacionit, ftoi prindërit t’a sillnin Lunan në West Lafayette të Shtetit Indiana pasi spitali i Fëmijëve Riley kishte pranuar të merrte përsipër operimin.

Operacioni u krye më 15 maj. Pesë ditë më vonë, Luna doli nga spitali. Familja Kosta i tha gazetës Journal & Courier ne West Lafayette se mbështetja nga komuniteti ka qenë e mahnitshme – duke ndihmuar për të mbledhur para për një fond emergjent për Lunan.

Së shpejti, familja Kosta dhe Luna do të kthehen në Shqipëri, ku vajza do të ketë nevojë për kontroll të mjekut specialist. Por tani për tani, familja po shijon kohën së bashku, dhe njëkohësisht, duke falenderuar bamirësit, mjekët, miqtë dhe Zotin.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: