Astrit Lulushi’s Blog

27 Shkurt, 2013

Spiritualitet, fe dhe politikë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

meditimNë këtë botë ngërçesh e grindjesh, “njerëzit mund të bëhen më liberalë politikisht menjëherë pas një stërvitjeje shpirtërore siç është meditimi”, thuhet në një studim nga shkencëtarë në Universitetin e Torontos në Kanada.

(more…)

16 Qershor, 2012

Obesiteti dhe fuqia e lutjes

Filed under: Feja,Kulture,Psikologji,sociologji — astritlulushi @ 7:11 pm
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Amerikanët e të gjitha moshave janë gjithmonë në kërkim për mënyra të reja – nga dietat tek pilulat –  për të humbur peshë. Por kohët e fundit është vënë re një rritje e numrit të atyre që i drejtohen Zotit për frymëzim për rënie nga pesha.
(more…)

27 Qershor, 2011

Don Anton Kçira del ne pension

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Shumë rrugë çojnë në majë. Por disa njerëz ngjiten duke hapur udhë të reja. Ata quhen nismëtarë, si rilindasit, gjejnë një cështje që u dhimbset dhe i përkushtojnë punën dhe jetën.

(more…)

23 Shtator, 2010

Presidenti Topi në SHBA: Diaspora duhet të jetë më e bashkuar

Filed under: Diaspora,Feja,Histori,Kulture,sociologji — astritlulushi @ 5:54 am

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shteti i Miçiganit i ofroi Presidentit Bamir Topi nderime të larta. Dje (22  shtator) Qyteti Harper Woods i dha atij çelsin e qytetit, guvernatori i Miçiganit i dërgoi mesazh mirëseardhjeje, ndërsa anëtari i Kongresit amerikan, përfaqësues i shtetit të Michiganit, e falenderoi për këtë vizitë. Ndalesën e pare, presidenti  e bëri në Qendrën Islame Shqiptare në Harper Woods, afër Detroitit. Imami i kësaj qendre, Shuajb Gerguri e nderoi presidentin Topi me cmimin e jashtëzakonshëm “Vehbi Ismaili”. (more…)

20 Shtator, 2010

Da Vinçi, ku shkenca dhe arti bashkohen

Filed under: Art,Feja,Histori,Kulture,Mjekesi,Shkence,sociologji,Teknologji — astritlulushi @ 6:17 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Nje nga vizatimet më të famshme të Leonardo da Vinçit – Njeriu Vitruvian – është cilësuar si shembull i përpjekjeve për të bashkuar matematikën, artin dhe shkencën. “Njeriu Vitruvian” është skicë e hollësishme e trupit të njeriut, e vizatuar në qendër të një katrori dhe rrethi, me krahet dhe këmbët e shtrira. Krahët dhe këmbët prekin skajet e katrorit dhe rrethit duke treguar stërgjatje, si per të lënë të kuptohet se njeriu sfidon cdo ndrydhje dhe është i prirur te kapërcejë cdo kufi, sapo nje kufizim i vendoset.  (more…)

29 Gusht, 2010

Intervistë me Imam Shuajb Gergurin, Qendra Islamike Shqiptare në Harper Woods afër Detroit

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Në kohë të vështira ekonomike, duket sikur shtohet edhe numri i njerëzve që u drejtohen institucioneve fetare, për ndihmë, këshillë e shpresë. Qendra islamike shqiptare në Harper Woods, e vendosur që prej viti 1962 në  periferi të një zone industriale siç ështe Detroiti, e provon këtë dukuri, sa herë që ndodh ndonjë ngadalësim ekonomik. Por kryetari i kësaj qendre, Imam Shuajb Gerguri thotë se shtimi i antarëve të xhamisë këto dy vitet e fundit është rrjedhim edhe i ardhjes së emigrantve të rinj. Në një bisedë me kolegun Astrit Lulushi, imam Gerguri foli edhe rreth çështjeve  që shqetësojnë besimtarët myslimanë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Ai u ndal në çështjen e ferexheve në shkolla, në mosmarrëveshjet mes komunitetit mysliman në Maqedoni dhe çështjen e debatueshme në Amerikë për ngritje ose jo të një xhamije pranë vendit të sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork. (shiko  intervisten)

27 Gusht, 2010

Shqiptarët në Detroit, 100 vjetori i Nënë Terezës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kisha katolike shqiptare e Shën Palit në Rochester Hills, afër Detroit, organizoi dje pas dite (26 gusht) veprimtari kulturore e fetare për nder të Nënë Terezës në 100 vjetorin e lindjes. Veprimtaritë u shoqëruan me një konferencë akademike ku studiues, historianë e teologë ritheksuan vlerat humaniste e fetare të kësaj figure botërore. Gjithashtu, që prej ditës së djeshme, një shtatore e Nënë Terezës përkrah shtatores së Skënderbeut, qëndron tashmë në hyrje të oborrit të  kishës.Veprimtaritë në kuadër të Vitit të Nënë Terezës shënuan kulmin dje në 100 vjetorin e lindjes së saj. Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910, por biografët thonë se ajo vetë parapëlqente të nesërmen, 27 gushtin, kur u pagëzua në kishën katolike shqiptare të Shkupit. (more…)

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.