Astrit Lulushi’s Blog

2 Gusht, 2013

Në kërkim të paraardhësit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

x yMë shumë se 7 miliardë njerëz jetojnë në këtë planet – të gjithë anëtarë të një lloji të vetëm që filloi në një vend dhe emigroi në të gjithë botën dhjetëra mijëra vjet më parë.

(more…)

23 Korrik, 2013

Jeta në Tokë, më e herëshme sesa mendohej

Filed under: Biologji,Histori,Kulture,Shkence,Statistike — astritlulushi @ 2:41 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

lifeonearthSipas urtësisë shkencore konvencionale, bimësia dhe krijesat lindën në tokë vetëm para 500 milionë vjetësh kur ndodhi ajo që njihet si Ngjarja e Madhe e Oksidimit. Para kësaj periudhe, ajri ishte pa oksigjen, dhe toka ishte e shkretë si planeti Mars sot.

(more…)

16 Korrik, 2013

Mbi ngritjen e njeriut në këmbë – Si dhe pse?

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

winderÇështja e zanafillës së ngritjes së njeriut në dy këmbë (bipedalizmit) është një nga më themeloret – dhe më të diskutueshmet në evolucionin njerëzor. Dhe kjo ia vlen, sepse ecja mbi dy-këmbë është tipari fillestar që ndan njerëzit nga majmunët.

(more…)

5 Korrik, 2013

Majmuni dhe njeriu, jo dhe aq të afërt

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

natureShumë vëmendje është përqendruar në studimin e shumëllojshmërisë së gjenomit të njeriut, dhe që të kuptohet kjo, shkencëtarët kanë nevojë për të matur diversitetin gjenetik të të afërmve më të afërt të njeriut, majmunëve.

(more…)

2 Mars, 2013

Pse njerëzit qajnë?

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

coverTë gjithë gjitarët mund të prodhojnë lotë, por njerëzit janë të vetmit që qajnë. Në librin  “Why Humans Like to Cry” (Oxford University Press, 2012), neurologu Michael Trimble trajton mënyrën se si evolucioni dhe kultura i dhanë trurit të njeriut formën dhe funksionin për të shprehur emocione në një nivel më të lartë sesa pjesa tjetër e botës shtazore.
(more…)

27 Shkurt, 2013

Spiritualitet, fe dhe politikë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

meditimNë këtë botë ngërçesh e grindjesh, “njerëzit mund të bëhen më liberalë politikisht menjëherë pas një stërvitjeje shpirtërore siç është meditimi”, thuhet në një studim nga shkencëtarë në Universitetin e Torontos në Kanada.

(more…)

24 Shkurt, 2013

Aristokrati i dinosaurëve

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

NopcsaLondër 1906. Një burrë shtat-shkurtër, me veshje elegante, ecën drejt skeletit gjigand të Dinosaurit në Muzeun e Historisë së Natyrës. Merr një nga eshtrat e këmbëve dhe e kthen në anë të kundërt; “ky është pozicioni i duhur!”, thotë. Shumë vizitorë e panë me habi, por zyrtarët e muzeut e njihnin. Quhej Ferenz. Ishte aristokrat, por edhe autoritet me famë në fushën e studimit të fosileve të kafshëve parahistorike.

(more…)

17 Shkurt, 2013

Çështje të evolucionit; seleksionim i balancuar vs. seleksionim i më të mirit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

human chimpNjë analizim i gjërë i gjenomit në kërkim për dëshmi të seleksionimit balancues – ku procesi evolutiv nuk vepron për të zgjedhur përshtatjen e vetme më të mirë, por për të ruajtur variacionin gjenetik në një popullatë, – ka zbuluar të paktën gjashtë zona të gjenomit ku njerëzit dhe shimpanzetë kanë të njëjtin kombinim të varianteve gjenetike.

(more…)

9 Shkurt, 2013

Ç’ndodhi me dinosaurët?

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

yucatanShkaku i zhdukjes së dinosaurëve vazhdon të jetë mister. Në qarqe shkencore ka vite që shtrohen të njëjtat pyetje: Ishte kometë apo asteroid? Ishin shpërthimet vullkanike apo ndryshimi dramatik i klimës që solli zhdukjen e tyre? Fakti është se këto pyetje përmbajnë edhe probleme të tjera që kanë të bëjnë me procesin e evoluimit të jetës në Tokë.

(more…)

6 Shkurt, 2013

Më të shëndetshëm se prindërit?

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

baby boomersPavarësisht reputacionit se brezi pas-luftës së dytë botërore apo “Baby Boomers” është më i shëndëtetëshëm dhe më aktiv, ai është aktualisht përgjithësisht më i dobët se brezi para-ardhës. Sipas Byrosë Amerikane të Censusit, periudha “Baby Boomers” në SHBA, përfshin vitet 1946 – 1964.

(more…)

Faqja Pasuese »

Blog te WordPress.com.