Astrit Lulushi
Humbja duhet. Pa ‘të njeriu mbetet i njëjtë. Eshtë humbja, si të ishte ndjenjë – megjithëse krijon boshllëk – që e shtyn njeriun të kërkojë të gjejë tjetrën e vetes, qoftë kur humbet vend, send, apo të dashur.
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Çdo libër autobiografik është akt guximi; “Jetë nën Diktaturë” nga Hasan Kostreci (2011), është edhe frut i luftës për të mbijetuar, pa metamorfozë. (more…)
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes
“…without me, there is no birthplace” – Dostojevski
Me librin “Paqe dhe dashuni”, Tony Ndoj Prendushi ka krijuar manualin shqip të humanizmit dhe bamirësisë. Për këto dy fusha të gjera ndjenjash njerëzore, sado të punohet, kurrë nuk mund të thuhet se është bërë mjaft.Këtë e vërteton empirikisht Prendushi në librin e tij.“Paqe dhe dashuni” ( botimet Camaj – Pipa, Shkodër 2010) është ndoshta libri i tij i vetëm, por ato 200 faqe sjellin historinë e komplikuar të viteve të para pas-diktaturës, mes ndjenjave dhe kënd-vështrimit të një shqiptaro amerikani, “i djegur për vendlindje”.
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Me librin “Faik Konica; Jeta në Uashington”, kjo figurë deri-diku legjendë, vjen më afër, thuajse preket, çka mund t’a bëjë Konicën – pse jo? – edhe të arritshëm, për nga vlerat. Aktualiteti ka nevojë për njerëz si Konica. E tashmja nga ajo kohë, pak ka ndryshuar. (more…)
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes
Grabjan është emri i fshatit famëkeq, ku internoheshin kundërshtarët e diktaturës, “rreth 20 km nga Lushnja, por larg rrugës nacionale…, vecse det nuk shohim me sy”. Promovimi i librit u organizua nga shoqata Vatra. Autori Lekë Tasi kishte udhëtuar nga Shqipëria për të paraqitur librin e tij.Pjesmarrëst u mblodhën më 8 maj në një nga mjediset e hotelt Hilton në Silver Spring afër Uashingtonit. Ata ishin shqiptarë nga Nju Jorku, Nju Xhersi, Merilandi, Virxhinia, kryesisht ish të burgosur, ish të përndjekur ose pjestarë familjesh të ish internuara nga regjimi komunist. I pranishëm ndodhej edhe zv/ambasadori i Shqipërisë, zoti Kreshnik Collaku. (more…)
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikës
Norvegjia po shënon 150 vjetorin e lindjes së shkrimtarit të saj nobelist Knut Hamsun, duke e përkujtuar atë me pullë postare dhe një muzeum në fshatin e lindjes, pavarësisht nga simpatia e tij për nazizmin gjatë luftës së dytë botërore. (more…)