Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Kancerin e prostatës është kancer i dytë më i shpeshtë mes amerikanëve. Analiza e “Antigjenit të Proteinave Specifike” ose PSA mund të jetë një parashikues i saktë i rrezikut nga ky lloj kanceri. Por një studim i ri tregon se analizat e shpeshta nuk janë të dobishme tek njerëzit me nivel të ulët PSA. Mjekët kanë debatuar gjatë mbi të mirat dhe të këqijat e analizës PSA-së për zbulimin e kancerit të prostatës në fazën e herëshme. PSA është proteinë e prodhuar nga qelizat e gjëndrës së prostatës dhe mund të përdoret për të zbuluar sëmundje të ndryshme, veçanërisht kancerin e prostatës. Shkencëtarët në Holandë matën nivelin e kësaj proteine tek më shumë se 80.000 burra të moshës 55-74 vjeç. Rreth gjysma e tyre iu nënshtruan analizave dhe gjysma tjetër jo. (more…)