Astrit Lulushi’s Blog

22 Nëntor, 2010

Hepatitet; higjena personale dhe vaksina si mënyra më të mira parandaluese

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 8:41 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mëlçia ndodhet në pjesën e djathtë të sipërme të stomakut. Ajo është një organ i kuq i errët dhe i madh – peshon më shumë se një kilogram. Mëlçia  kryen një punë të madhe – ndihmon në pastrimin e gjakut dhe lufton infeksionet, shpërbën ushqime dhe rezervon energji për t’u përdorur kur trupi ka nevojë për të. Hepatiti shkatërron qelizat e mëlçisë. Disa lloje të hepatitit janë shumë më të rënda se sa të tjerat. Për të përcaktuar llojin e hepatitit, mjekët kryejnë analiza të gjakut për të njëjtësuar antitrupat. Antitrupat janë proteina të veçanta që organizmi prodhon si përgjigje ndaj një kërcënimi. Duke njëjtësuar antitrupat, mjekët identifikojnë sëmundjen. (more…)

Blog te WordPress.com.