Astrit Lulushi’s Blog

27 Prill, 2011

Njoftohen rastet e para të përdorimit të Sekuencës së Gjenomit për trajtimin e kancerit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sekuenca e gjenomit njerëzor –  ose harta e plotë të gjithë gjeneve të një personi – u krijua para jo më shumë se 10 vjetësh. Kjo teknologji solli premtimin e mjekësisë së personalizuar. Tani, shkencëtarët njoftojnë disa nga rastet e para të vendimeve mjekësore mbi bazën e informatave nga sekuenca e gjenomit të pacientit. (more…)

23 Dhjetor, 2010

Studim mbi kancerin e prostatës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Qëndra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve njofton se kanceri i prostatës është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve nga kanceri mes meshkujve. Edhe fondacioni për studime ndërkombëtare në fushën e kancerit thotë se gjatë vitit 2008 u regjistruan  rreth 900 mijë raste të kancerit të prostatës. Në raportin e këtij fondacioni thuhet se deri në vitin 2030 kjo shifër mund të dyfishohet. Por shumë prej rasteve të reja të kancerit të prostatës janë të një rrezikshmërie të ulët dhe mund të mos kenë nevojë për trajtim. Steve Pienson ishte diagnostikuar me kancer në prostat 3 vjet më parë, por analizat tregonin se kanceri ishte i një rrezikshmërie të ulët. (more…)

31 Gusht, 2010

Një analizë e re për pacientët që presin për transplantim të zemrës

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 3:09 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Jeta pritet të bëhet më e lehtë për pacientë që presin për transplantim të zemrës. Një studim i ri tregon se analizat e gjakut mund të zëvendësojnë analizat e deritanishme me biopsi para transplantimit për të përcaktuar nëse zemra e re do të pranohet ose refuzohet nga organizmi i pacientit.
Rreth 30 për qind e pacientëve me zemër të transplantuar përjetojnë të paktën një rast refuzimi të organizmit në vitin e parë pas transplantimit. (more…)

29 Qershor, 2010

Metoda të reja për diagnostikimin e kancerit të gjirit

Filed under: Biologji,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 1:28 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një teknikë eksperimentale mund të bëjë që një ditë të ulet numri i femrave me kancer në gji që i nënshtrohen biopsisë së gjirit për diagnostikimin e kancerit. Biopsitë kryhen kur mammogramet dhe ultratingujt nuk arrijnë të përcaktojnë nëse një gungë në gji është apo jo tumor kanceroz. Shumica e këtyre biopsive nuk arrijnë t’ia zbulojnë kancerin, dhe si rrjedhim femrat kalojnë nëpër një proces plot stres dhe shpenzime të panevojëshme.  (more…)

Blog te WordPress.com.