Zeri i Amerikes
Akademia shqiptaro-amerikane me qendër në kryeqytetin Uashington, organizoi këto ditë, në një nga sallat e Institutit Smithsonian, një simpozium me rastin e një-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. I pranishëm në këtë veprimtari ndodhej edhe zv/ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Stuart Xhouns, i cili përsëriti përkrahjen e plotë e të vazhdueshme amerikane për shtetin e ri.
Ka kohë që Kosova i ka hyrë punës për të mposhtur sfidën më serioze afatgjatë – rimëkëmbjen e ekonomisë – tha zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit.
“Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara e vendeve nga mbarë bota ky process ka filluar. Kosova ka marrë premtime për rreth 2 miliardë dollarë ndihma të huaja, përfshi 400 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara. Ndërsa kjo ndihmë nga Shtetet e Bashkuara pritej, ndihma e premtime Kosovës i kanë ardhur edhe nga Bashkimi Evropian, Arabia Saudite, Izraeli, Kanadaja, Japonia, Turqia e Banka Botërore. (more…)