Astrit Lulushi’s Blog

11 Dhjetor, 2012

Kombinimi i kalciumit me vitaminë D – pasoja jo të mira

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studimet e kaluara kanë treguar se vitamina D mund të mbrojë kundër humbjes së kujtesës dhe dobësimit të trurit.

(more…)

4 Tetor, 2011

Grimi i fytyrës i bën gratë të duken më inteligjente

Filed under: Art,Kulture,Psikologji,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 5:41 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë studime janë kryer mbi strukturën e lindur të fytyrës, dhe njerëzit nga të gjitha kulturat dhe kontinentet janë kryesisht të një mendimi se çfarë quhet “fytyrë e  bukur.” (more…)

27 Shtator, 2011

Analizë e re për gratë dhe goditjet në zemër

Filed under: Biologji,Mjekesi,Teknologji — astritlulushi @ 1:18 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri nga shkencëtarë në universitetin e Nju Jorkut tregon faktin tronditës se deri në 100 mijë gra mund të kenë pësuar goditje në zemër dhe analizat aktuale nuk kishin arritur t’i zbulonin. Studimi ngre pyetjen “Pse?” dhe ofron disa këshilla.

(more…)

17 Qershor, 2011

SHBA, jetëgjatësia e grave në rënie në disa pjesë të vendit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Njerëzit janë mësuar të dëgjojnë se gratë rrojnë më gjatë sesa burrat. Një nga arsyet? “Sepse gratë tregojnë më shumë kujdes për shëndetin e tyre”, thonë disa. Por pas dekadave në rritje, jetëgjatësia mes grave është në rënie në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara, një vend, ku për kujdesin shëndetësor shpenzohet më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Kjo është arsyeja që rezultatet e studimit të kryer nga Instituti i vlerësimit të Shëndetit (IHME) ngrenë pyetje dhe vetulla.
(more…)

6 Dhjetor, 2010

Mbipesha dhe osteoporoza

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët vazhdimisht kanë menduar se mbipesha trupore pengon dobësimin e kockave ose osteoporosën.  Por kjo ide tashmë sfidohet nga një studim i paraqitur në shoqatën radiologjike të Amerikës veriore. Studimi sugjeron se dhjami i tepërt në pjesën e barkut tek gratë mund të ndikojë në dobësimin e kockave. Shkencëtarët morën në shqyrtim gjendjen e rreth 50 grave të moshës para menopauzës, për të shqyrtuar një lidhje midis dhjamit në pjesën e barkut dhe dendësisë së masës së kockave. Gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se sa më shumë dhjam një grua kishte në pjesën e barkut, aq më i ulët ishte densiteti i kockave të saj. (more…)

14 Shtator, 2010

Gratë; pas moshës së mesme shtohet rreziku për sëmundje në zemër

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:52 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në një shkrim të botuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë thuhet se gratë në moshë mesatare priren të kenë më pak gjasa sesa burrat për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Por gjasat e grave rriten ndjeshëm pas moshës së mesme. Studimi i ri tregon se shenjat paralajmëruese mund të zbulohet me një analizë të thjeshtë gjaku.
(more…)

10 Mars, 2009

Një tjetër studim mbi Vitaminat shtesë

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 12:46 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

multivitaminNjë studim ku u përfshinë 160 mijë gra tregoi se marrja e multi vitaminave nuk pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për parandalimin e sëmundjeve është marrja e vitaminave nga frutat dhe perimet. (more…)

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.