Astrit Lulushi’s Blog

29 Prill, 2010

Ekspozitë për Nënë Terezën në Kongresin amerikan

Astrit lulushi, Zëri i Amerikës

Në një nga mjediset e Kongresit amerikan mbrëmë (28 prill) u përurua ekspozita me titull: “Nënë Tereza – Gonxhe Bojaxhi,  simbol i gjallë i dashurisë dhe dinjitetit njerëzor”. Në prani të një numri anëtarësh të kongresit dhe shqiptaro-amerikanësh, ekspozitën e deklaroi të hapur, doktoreshë Liri Berisha, themeluese dhe presidente e Fondacionit Kulturor Nënë Tereza. (more…)

15 Qershor, 2009

Seminar kulturor për 100 vjetorin e gazetës “Dielli”

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

11DIELLIMë 13 qershor në një nga mjediset e kolegjit Monroe në Nju Jork u zhvillua seminari mbi 100 vjetorin e botimit të numërit të parë të gazetës Dielli, që më pas do të bëhej organ i Federatës mbarë shqiptare të Amerikës, Vatra. Në seminar morën pjese edhe një grup studiuesish e historianësh nga trojet shqiptare dhe diaspora, SHBA e Kanada, të cilët paraqitën kumtesat e tyre mbi rolin e gazetës Diell në çështjet kombëtare. (more…)

Blog te WordPress.com.