Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Rreth kafesë janë bërë shumë studime për të përcaktuar rolin e saj në shëndetin e njeriut. Dhe rezultatet kanë qënë kundërthënëse nëse kafeja ndikon ose jo në sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, etj.
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një filxhan kafe në ditë mund të ndihmojë për të mbajtur larg kancerin.
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Kafeja është bërë një pije thuajse e zakonëshme. Rreth 60 përqind e amerikanëve e pijnë atë çdo ditë. Tani, rezultatet e një studimi thonë se pirja e kafesë, qoftë edhe një filxhan në ditë, mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin. Kafeja, thonë shkencëtarët, vepron në organizëm si pengesë ndaj kancerit, tek burrat dhe gratë. (more…)
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim i ri tregon se kafeja dhe çaji bëjnë mirë për shëndetin edhe nëse merren me shumicë. Njerëzit që pijnë shumë kafe ose çaj nuk duhet të shqetësohen, sepse nga ato përfiton zemra e tyre. Shkencëtarët në Holandë morrën në shqyrtim efektet e kafesë dhe çajit në sëmundjet kardiovaksulare. Në studim u përfshinë 38.000 vetë konsumues të kafesë dhe çajit, gjendja shëndetësore e të cilëve u vëzhgua për 13 vjet. (more…)
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Shumë njerëz thonë se pa një kafe në mëngjes nuk janë në gjendje të funksionojnë normalisht. Por a ndikon kafeina? Për këtë qëllim, shkencëtarët në Britani morrën në shqyrtim efektet e kafeinës. Shumë vetë thonë se kafeja i gjallëron. Ata janë në gjendje të zgjuar, me sy hapur, dhe me çdo shqisë të gatëshme për të kundërvepruar a t’iu përgjigjur çdo ngacmimi. Ata janë në gjendje ankthi a alarmi, në pritje se diçka do t’u ndodhë. (more…)
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Kafe, çaj, ose ndonjë formë tjetër kafeine mund të bëjë më shumë sesa thjesht të mbajë zgjuar njerëzit që punojnë natën. Një studim i ri tregon se kafeina ndihmon ata që punojnë natën edhe me rritjen e kujtesës, vëmendjes, perceptimit dhe arsyetimit. Shkencëtarët thonë se kafeina është edhe më efektive sesa një sy gjumë apo dremitja për shmangien e gabimeve gjatë punës. (more…)