Astrit Lulushi’s Blog

15 Maj, 2013

Mastektomia e dyfishtë, vendim personal dhe jo për diskutim

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

angelina jolyKëto ditë, ylli i Hollivudit, Angelina Jolie botoi një opinion në gazetën New York Times rreth vendimit të saj për të kryer një mastektomi të dyfishtë (heqja e indeve në të dy gjinjtë) për të zvogëluar rrezikun e kancerit të gjirit. Ajo ka një ndryshim në gjenin BRCA1, mutacion që krijon 87 për qind gjasa për kancer të gjirit dhe 50 për qind gjasa për kancer në vezore gjatë jetës së saj.

Nëna e aktores Jolie, Marcia Lynne Bertrand (1950 – 2007), vdiq nga kanceri ne vezore. Angelina Jolie është martuar me aktorin tjetër të njohur Brad Pitt dhe eshtë e bija e aktorit, jo më pak të njohur, Jon Voight.

(more…)

12 Prill, 2012

Sistem i automatizuar me ultratinguj për diagnostikimin e kancerit të gjirit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Komisioni i Administrates së Ushqimeve dhe Barnave (FDA) miratoi dje (11 prill) përdorimin e një teknologjie të re në kontrollet mjekësore për kancer në gji. (more…)

17 Janar, 2012

Një kombinim barnash duket premtues kundër tumoreve të kancerit në gji

Filed under: Biologji,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 8:08 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Disa lajme të mira në luftën kundër kancerit të gjirit. Studimi i fundit vjen si një grusht i dyfishtë ndaj kësaj sëmundjeje.  (more…)

28 Shtator, 2011

Trajtim i ri më agresiv i kancerit të gjirit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri tregon se një qasje më agresive në trajtimin e kancerit të gjirit mund të jetë më efektive në uljen e rrezikut të rikthimit të kancerit.
(more…)

27 Prill, 2010

Kanceri i gjirit; mastektomia, jo më alternativa e vetme

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:26 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ekzistojnë shqetësime se  trajtimet e kancerit të gjirit me mastektomi, që do të thotë heqje e gjirit me operacion, janë shumë të shpeshta dhe se heqja e plotë e gjirit mund të ishte shmangur, duke u mjaftuar vetëm me një operim të pjesshëm për heqjen e tumorit.  Në muajin shkurt, Denise Moskatiello u diagnostikua me kancer në gji dhe mendja menjëherë i shkoi tek mastektomia. (more…)

9 Qershor, 2009

Kimoterapi edhe për gratë e moshuara me kancer në gji

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:00 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
kimoterapiMjekët shpesh nuk këshillojnë trajtimin me kimoterapi të kancerit të gjirit për pacientet e moshuara. Por një studim i ri tregon se gratë e moshuara mund t’a përballojnë trajtimin me kimoterapi njësoj si pacientet në moshë të re.  (more…)

7 Prill, 2009

Faktorët e rrezikut të kancerit në gji

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:44 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

mammographyGratë e moshuara kryejnë mamograme të përvitëshme për të zbuluar kancerin e mundshëm në gji, por tani disa ekspertë thonë se këto gra duhet të kryejnë një lloj tjetër analize, e cila do të tregonte nëse ato janë në rrezik të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje. Përcaktimi në kohë i rrezikut do t’u jepte grave mundësi për të marrë barna për pakësimin e gjasave të zhvillimit të kancerit në gji. (more…)

23 Dhjetor, 2008

Zometa edhe kundër kancerit të gjirit


zometa1Një ilaç kundër osteoporozës gjithashtu mund të ndihmojë për të luftuar kancerin e gjirit. Sipas një studimi të ri, ilaçi i quajtur Zometa, kur injektohet ne venat e grave me kancer në gji, mund veprojë krahas  kimoterapisë për të ndihmuar në tkurrjen e tumorit. (more…)

Blog te WordPress.com.