Astrit Lulushi’s Blog

23 Dhjetor, 2010

Studim mbi kancerin e prostatës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Qëndra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve njofton se kanceri i prostatës është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve nga kanceri mes meshkujve. Edhe fondacioni për studime ndërkombëtare në fushën e kancerit thotë se gjatë vitit 2008 u regjistruan  rreth 900 mijë raste të kancerit të prostatës. Në raportin e këtij fondacioni thuhet se deri në vitin 2030 kjo shifër mund të dyfishohet. Por shumë prej rasteve të reja të kancerit të prostatës janë të një rrezikshmërie të ulët dhe mund të mos kenë nevojë për trajtim. Steve Pienson ishte diagnostikuar me kancer në prostat 3 vjet më parë, por analizat tregonin se kanceri ishte i një rrezikshmërie të ulët. (more…)

14 Dhjetor, 2010

Kanceri i prostatës dhe analiza PSA

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kancerin e prostatës është kancer i dytë më i shpeshtë mes amerikanëve. Analiza e “Antigjenit të Proteinave Specifike” ose PSA mund të jetë një parashikues i saktë i rrezikut nga ky lloj kanceri. Por një studim i ri tregon se analizat e shpeshta nuk janë të dobishme tek njerëzit me nivel të ulët PSA. Mjekët kanë debatuar gjatë mbi të mirat dhe të këqijat e analizës PSA-së për zbulimin e kancerit të prostatës në fazën e herëshme.  PSA është proteinë e prodhuar nga qelizat e gjëndrës së prostatës dhe mund të përdoret për të zbuluar sëmundje të ndryshme, veçanërisht kancerin e prostatës. Shkencëtarët në Holandë matën nivelin e kësaj proteine tek më shumë se 80.000 burra të moshës 55-74 vjeç. Rreth gjysma e tyre  iu nënshtruan analizave  dhe gjysma tjetër jo.  (more…)

25 Maj, 2010

Mënyrë e re trajtimi për kancerin e prostatës

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 5:31 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Administrata e Ushqimeve dhe Barnave miratoi kohët e fundit një vaksinë kundër kancerit të prostatës, që mund të përdoret edhe kundër llojeve të tjera të sëmundjeve kanceroze. Ekspertët thonë se është hera e parë që kanceri luftohet me një ilaç i cili përdor sistemin imunitar të pacientit. (more…)

Blog te WordPress.com.