Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Keqpërdorimi i steroideve anabolikë është i paligjshëm, por një studim tregon se përdorimi i tyre është edhe më i rrezikshëm sesa mendohej më parë. Studimi i kryer nga shoqata e sëmundjeve të zemrës, tregoi se përdorimi për shumë kohë i steroideve mund të dobësojë zemrën. Steroidet anabolike janë imitues të testosteronëve; hormon që krijon muskuj dhe nxit karakteristika mashkullore. (more…)