Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Sipas udhëzimeve të reja për diagnostikimin e sëmundjes Alzheimer, ekspertët tani njohin tri faza të çrregullimit të humbjes së kujtesës që përfundimisht çon demecia të plotë dhe vdekje. (more…)
26 Prill, 2011
Alzheimer, udhëzime të reja diagnostikimi
10 Dhjetor, 2010
Burrat harrojnë më shpejt se gratë
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes
Një studim i ri i kryer nga shkencëtarë në klinikën Mayo të Klevelandit tregon se burrat harrojnë më shpejt sesa gratë. Ata ka gjasa të preken më shumë nga humbja e kujtesës, ndërsa moshohen. Vitet e fundit Leif Bollesen e kuptonte se shpesh harronte data të caktuara si ditëlindje e përvjetorë, por nuk i kushtonte rëndësi. Tani kujtesa e tij është përkeqësuar. Leif ishte një mes 2 mijë personave mbi 70 vjeç që morën pjesë në studim në klinikën Mayo. Autorët e studimit vunë re se 19 përqind e burrave u prekën nga humbja e lehtë e kujtesës. Mes grave kjo shifër ishte 14 përqind. (more…)
23 Nëntor, 2010
Procedurë e re skanimi MRI me rreze Lazer për trajtimin e tumoreve
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Mjekët në Klinikën Mayo janë duke përdorur një procedurë e njohur si skanim i udhëzuar me rreze lazer për goditjen e tumoreve në veshka e mëlçi. Deri tani, mjekët në Shtetet e Bashkuara kanë përdorur rreze lazer kryesisht për trajtimin e tumoreve të shtyllës kurrizore, trurit dhe të prostatës. Kanceri i mëlçisë është një prej kancereve më të zakonshëm, dhe gjithashtu shkaku i tretë kryesor i vdekjes nga kanceri në mbarë botën. Shumë pacientë me kancer në mëlçi janë shumë të sëmurë për t’u mbijetuar trajtimeve tradicionale, si kimioterapia dhe rrezatimi. Edhe në qoftë se po, ekspertët thonë se këto trajtime sigurojnë vetëm një shtim të vogël në jetëgjatësi. (more…)
12 Korrik, 2010
Matja e suksesit të operacioneve në mushkëri
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Transplantimi i mushkërive është operacion mjaft i vështirë dhe shpesh kryehet për pacientë në gjendje shumë të rëndë. Gjithashtu, mes mijëra spitaleve në Shtetet e Bashkuara, vetëm 61 prej tyre janë të autorizuara për të kryer operacione të tilla. Kohët e fundit, shkencëtarë pranë klinikës Mayo në Kleveland kryen një studim për të përcaktuar faktorët që përdoren për të matur shkallën e suksesit të këtyre operacioneve nga një spital në tjetrin. (more…)