Astrit Lulushi’s Blog

30 Nëntor, 2010

Ushtrime të kombinuara fizike ndihmojnë pacientët me diabet

Filed under: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 8:34 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studimet e mëparshme kanë treguar se ushtrimet e rregullta fizike mund të ndihmojnë shumë për të mbajtur nën kontroll diabetin. Por këto studime zakonisht përqëndrohen vetëm në një lloj ushtrimi. Ndërsa një studim i ri, i botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë (JAMA), tregon se lloje të ndryshme  ushtrimesh mund të jenë edhe më dobishme. Shumica e njerëzve mendojnë se diabetet kontrollohen vetëm me dietë apo insulinë, por Doktor Tim Çërç (Church) thotë se ushtrimet fizike mund të luajnë një rol të madh. Diabeti është dështimi a humbja e aftësisë se organizmit për të menaxhuar sheqerin në gjak, dhe konsumuesit më të shumtë të sheqerit të gjakut në trupin e njeriut janë muskujt skeletikë. (more…)

24 Gusht, 2010

Zemërimi prek shëndetin e zemrës

Filed under: Kulture,Mjekesi,Psikologji — astritlulushi @ 12:42 pm
Tags: , , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

“Para se të nevrikoseni, mendoni për shëndetin tuaj”. Ky është  rekomandimi që bëjnë autorët e një studimi, ku thuhet se  zemërimi mund të jetë i keq për shëndetin po aq sa niveli i lartë i kolesterinës dhe pirja e duhanit. Të gjithë kanë një pikë shpërthimi si në rastet kur një njeri mbetet i bllokuar në trafik, ndërsa koha kalon dhe ai/ajo duhet të jetë patjetër diku. Po kur në mes të punës bllokohet celulari a kompjuteri? (more…)

3 Mars, 2009

Studim mbi kontrollin e tundimit ndaj ushqimeve

Filed under: Mjekesi,Uncategorized — astritlulushi @ 1:02 pm
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

foodStudimet e fundit tregojnë se burrat mund të jenë më në gjendje sesa gratë për të mposhtur ndjenjën e urisë. Shkencëtarët i kërkuan një grupi meshkujsh e femrash për t’i rezistuar tundimit për të ngrënë, ndërsa u vunë përpara ushqimet e tyre të preferuara. (more…)

Blog te WordPress.com.