Astrit Lulushi’s Blog

23 Maj, 2009

Ekspozita PentaKos ose 5 piktorë kosovarë në Uashington

Filed under: Art,Kulture — astritlulushi @ 12:20 pm
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

wodrow wilsonNë Uashington, u hap këto ditë një ekspozitë me punime të 5 piktorëve nga Kosova; Shyqri Nimani, Shaip Çitaku, Nexhmie Çerkezi, Enver Rakovica dhe Veli Blakçori. Ekspozita mban titullin Pentakos – Pesë nga Kosova, dhe megjithëse e përbashkët, ështe shprehje individualiteti në moshë, gjini, mendim e stil artistik i të pesë piktorëve nga Kosova. (more…)

26 Shkurt, 2009

Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë në Uashington

Filed under: Diaspora,Kulture — astritlulushi @ 2:05 pm
Tags: , , , , , , ,
Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë në Uashington
 ,    

kosova_11Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara organizoi mbrëmë një pritje me rastin e përvjetorit të pavarësisë dhe vizitës së udhëheqësve më të lartë të Kosovës në Uashington. Pritja u zhvillua në një sallat e hotelit “The Embassy Suites”, ku morën pjesë qindra shqiptarë të ardhur nga mbarë Amerika, si dhe kongresmenë e zyrtarë të Departamentit të Shtetit. (more…)

20 Shkurt, 2009

Stuart Xhouns, Uilliam Uoker: Kosova, më shumë lidhje me diasporën

Filed under: Diaspora,Kulture — astritlulushi @ 7:22 pm
Tags: , , , ,


Akademia shqiptaro-amerikane me qendër në kryeqytetin Uashington, organizoi këto ditë, në një nga sallat e Institutit Smithsonian, një simpozium me rastin e një-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. I pranishëm në këtë veprimtari ndodhej edhe zv/ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Stuart Xhouns, i cili përsëriti përkrahjen e plotë e të vazhdueshme amerikane për shtetin e ri.

Ka kohë që Kosova i ka hyrë punës për të mposhtur sfidën më serioze afatgjatë – rimëkëmbjen e ekonomisë – tha zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit.

stuart jones“Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara e vendeve nga mbarë bota ky process ka filluar. Kosova ka marrë premtime për rreth 2 miliardë dollarë ndihma të huaja, përfshi 400 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara. Ndërsa kjo ndihmë nga Shtetet e Bashkuara pritej, ndihma e premtime Kosovës i kanë ardhur edhe nga Bashkimi Evropian, Arabia Saudite, Izraeli, Kanadaja, Japonia, Turqia e Banka Botërore. (more…)

23 Janar, 2009

Me shkencëtarin e ri shqiptar Visar Belegu ne Institutin Kenedi Krieger

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
23-05-2006

Po t’i hidhet një vështrim historisë së emigracionit shqiptar, veçanerisht atij në Amerikë vihet re, se 100 vjet më parë shqiptarë mund të gjeje në çdo rrugë kryesore të qyteteve të mëdha duke punuar si shitës frutash e pronarë kjoskash, ndërsa sot ata mund të shihen duke punuar edhe në institucionet më të rëndësishme qeveritare, politike, arsimore e shkencore kudo në Shtetet e Bashkuara. (more…)

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.