Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Shkencëtarët thonë se kanë arritur një përparim në trajtimin e sklerozës së shumëfishtë, një sëmundje gjymtuese auto-imune që sulmon muret e jashtme të qelizave nervore, përfundimisht duke i bërë të paaftë personat që preken nga ky dëmtim neurologjik. Trajtimi i ri përfshin largimin e qelizave të sistemit imun përgjegjës për sklerozën e shumëfishtë.