Astrit Lulushi’s Blog

17 Mars, 2013

Melanoma po përhapet mes moshave të reja

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

tanbedMelanoma … Forma më e rrezikshme e kancerit të lëkurës diagnostikohet në mënyrë tipike midis moshes 45 deri 55.
(more…)

31 Maj, 2012

Studim – Aspirina lufton kancerin Melanoma

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi — astritlulushi @ 12:20 pm
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Djegiet nga dielli janë faktor kryesor i kancerit të lëkurës. Prandaj në ditë të nxehta, miliona njerëz armatosen me kremra, kapele e syze. Por duket se tani mund të kenë një armë të re, Aspirinën.

(more…)

14 Maj, 2012

Djegia nga dielli dhe kanceri i lëkurës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ndërsa stina e verës po afron, dy studime të njëherëshme bëjnë thirrje për kujdes ndaj qëndrimit nën diell.

(more…)

27 Shkurt, 2012

Një ilaç i ri ndaj Melanomës dyfishon gjasat për mbijetesë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kanceri Melanoma është përgjegjës për rreth 9 mijë vdekje në vit, vetëm në Shtetet e Bashkuara. Ky kancer në lëkurë, kur përhapet, është fatal në 85 përqind të rasteve. Pacientët me melanomë të avancuar jetojnë kryesisht rreth 8 muaj. (more…)

8 Qershor, 2011

Dy barna të reja kundër kancerit melanoma

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Para pak ditësh, në një konferencë të mjekëve onkologë në Çikago, shkencëtarët paraqitën studime rreth dy ilaçeve të reja, Vemurafenib dhe Yervoy. Ata thonë se ilaçet nuk e kurojnë Melanomën, por zgjasin dukshëm jetëgjatësinë e pacientëve të prekur nga ky kancer vdekjeprurës. Rezulatet e studimeve u botuan edhe në faqen internetike të revistës mjekësore të Nju Englandit.
(more…)

31 Gusht, 2010

Melanoma metastazike, përpjekje për mënyra të reja trajtimi

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 2:59 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në vitin 2009, në Shtetet e Bashkuara u diagnostikuan më shumë se 68 mijë raste të reja të kancerit të lëkurës Melanoma metastazike. Ky lloj kanceria kur fillon të përhapet  është i vështirë për t’u trajtuar. Por një mënyrë e re trajtimi tregon se tumori i melanomës u zvogëlua shumë tek 80 për qind e pjesmarrësve në studim. Rezultatet u publikuan në Revistën Mjekësore të Nju Englandit. (more…)

1 Qershor, 2010

Rrezet artificiale për ngjyrën e lëkurës, të dëmshme

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 5:17 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Administrata Federale e Ushqimeve dhe Barnave thotë se qëndrimi për një kohë të gjatë në shtretër me rreze Ultravjollcë për ngjyrën e lëkurës është i dëmshëm për shëndetin. Qeveria federale tani po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave të larta ndaj salloneve që ofrojnë shërbime të tilla, në mënyrë që njerëzit t’a kufizojnë ose shmangin një praktikë të tillë duke ulur kështu edhe koston e kujdesit shëndetësor. (more…)

22 Dhjetor, 2009

ADN-ja e kancerit

Filed under: Biologji,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 4:26 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët britanikë thonë se kanë hartuar plotësisht kodin gjenetik për dy lloje kanceresh – kancerin e qelizave të vogla të mushkërive dhe melanomën, lloji më vdekjeprurës i kancerit të lëkurës. Të gjitha kanceret shkaktohen nga ndryshimet në ADN-në e qelizave. (more…)

31 Mars, 2009

Kanceri në ezofag

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi — astritlulushi @ 1:36 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

esophagusNjë studim i ri tregon se njerëzit që skuqen në fytyrë pasi kanë pirë një gotë pije alkoholike, mund të jenë në rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri në ezofag. Shkencëtarët thonë se nevojiten studime më të thella për të arritur në përfundim të plotë, ndërkohë që kanceri në ezofag vazhdon të  mbetet një prej kancereve me rritje të shpejtë në Shtetet e Bashkuara. Rastet e prekjes nga ky lloj kanceri shtohen çdo vit deri në 500 përqind.
Nga kanceri në ezofag preken kryesisht burrat dhe ky lloj kanceri është dy herë më vdekjeprurës sesa melanoma apo kanceri në lëkurë. (more…)

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.