Astrit Lulushi’s Blog

Gusht 29, 2010

Intervistë me Imam Shuajb Gergurin, Qendra Islamike Shqiptare në Harper Woods afër Detroit

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Në kohë të vështira ekonomike, duket sikur shtohet edhe numri i njerëzve që u drejtohen institucioneve fetare, për ndihmë, këshillë e shpresë. Qendra islamike shqiptare në Harper Woods, e vendosur që prej viti 1962 në  periferi të një zone industriale siç ështe Detroiti, e provon këtë dukuri, sa herë që ndodh ndonjë ngadalësim ekonomik. Por kryetari i kësaj qendre, Imam Shuajb Gerguri thotë se shtimi i antarëve të xhamisë këto dy vitet e fundit është rrjedhim edhe i ardhjes së emigrantve të rinj. Në një bisedë me kolegun Astrit Lulushi, imam Gerguri foli edhe rreth çështjeve  që shqetësojnë besimtarët myslimanë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Ai u ndal në çështjen e ferexheve në shkolla, në mosmarrëveshjet mes komunitetit mysliman në Maqedoni dhe çështjen e debatueshme në Amerikë për ngritje ose jo të një xhamije pranë vendit të sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork. (shiko  intervisten)

Reklama

Blog te WordPress.com.