Astrit Lulushi’s Blog

13 Qershor, 2012

Bakteri ndikon gëzimin

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët thonë se nivelet e hormonit Serotonin në tru rregullohen me sasinë e baktereve në zorrë gjatë moshës së hershme. Studimi i tyre u botua më 12 qershor në revistën “Molecular Psychiatry”.

(more…)

19 Tetor, 2010

Mosha e pensionit, puna dhe mprehtësia e trurit

Filed under: Kulture,Mjekesi,Psikologji,sociologji — astritlulushi @ 2:01 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në luftën kundër “shenjave të pensionit”, amerikanët përdorin fjalëkryqe, Sudoku,  shah e lojra të tjera mendore. Por një studim i ri tregon se për t’a mbajtur trurin në formë është më mirë të punosh sesa të rrish. Ndërsa shumë prej moshatarëve kanë kohë që kanë dalë në pension, Dan Morgenstern as që e mendon një gjë të tillë. Prej 34 vjetësh ai drejton institutin e muzikës në universitetin Rutgers. (more…)

15 Qershor, 2010

Ndikimi i kafesë

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 7:27 pm
Tags: , , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë njerëz thonë se  pa një kafe në mëngjes nuk janë në gjendje të funksionojnë normalisht. Por a ndikon kafeina? Për këtë qëllim, shkencëtarët në Britani morrën në shqyrtim efektet e kafeinës. Shumë vetë thonë se kafeja i gjallëron. Ata janë në gjendje të zgjuar, me sy hapur, dhe me çdo shqisë të gatëshme për të kundërvepruar a t’iu përgjigjur çdo ngacmimi. Ata janë në gjendje ankthi a alarmi, në pritje se diçka do t’u ndodhë. (more…)

8 Dhjetor, 2009

Jetëgjatësia – duhani dhe mbipesha

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:00 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Për vite, jetëgjatësia në Amerikë ka ardhur duke u rritur si rrjedhojë e pakësimit të pirjes së duhanit. Por shtimi i rasteve të mbipeshës trupore ka gjasa të kërcënojë këtë përparim në fushën e jetëgjatësisë.
(more…)

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.